TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Maj 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni Informativ

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të dites, ku ndër të tjera veçojmë:

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes Nikos Dendias në Tiranë ka rikthyer në fokus çështjen e kufirit detar dhe mundësinë e dërgimit të saj në Hagë, ndërsa në politikën e brendshme Berisha ka sulmuar mediat për trajtimin e qeverisë në ekran.

Në ekonomi dhe integrim, vetëm 15% e bizneseve shqiptare konsiderohen gati për BE, ndërsa opozita akuzon qeverinë për reforma vetëm në letër.

Paralelisht, vijon tensioni për Aeroportin e Vlorës, ku Behgjet Pacolli paralajmëron arbitrazh ndërkombëtar.

Në drejtësi dhe rend, Kushtetuesja vendos: 5 me 3 në favor të Veliajt. Çështja e kryebashkiakut kthehet për rishqyrtim: Masa jo proporcionale!

Ilir Beqaj mbetet në burg, SPAK vijon hetimet ndaj ish-kreut të KPP-së, dhe janë arrestuar 5 shqiptarë të kërkuar në Dubai.

Në Tiranë, drejtori i Policisë së kryeqytetit ka dhënë dorëheqjen, ndërsa po zhvillohet gara për drejtues qarqesh.

Në kronikë të rëndë, një 7-vjeçar humbi jetën në një aksident në Elbasan, ndërsa Policia goditi një skemë mashtrimi me faqe të rreme të Postës Shqiptare.

Në arenën ndërkombëtare, SHBA dhe Irani vijojnë negociatat e tensionuara, Papa paralajmëron rrezikun e kontrollit të inteligjencës artificiale nga pak duar, dhe OBSH ngre alarm për përhapjen e Ebolës që mund të ndikojë edhe për Kupën e Botës 2026.

Në kulturë, sopranoja Ermonela Jaho është vlerësuar nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, një nga nderimet më të larta për artin dhe kulturën.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje