TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Maj 2026, 17:27

Tirana dhe Athina rikthejnë në tryezë çështjen e varrezave të ushtarëve grekë

Shkruar nga Pamfleti
Tirana dhe Athina rikthejnë në tryezë çështjen e
Dendias-Nufi

Ministri grek Nikos Dendias dhe homologu shqiptar Ermal Nufi dakord për mbledhjen e menjëhershme të komisionit të ekspertëve

Çështja e varrezave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore është kthyer sërish në vëmendje gjatë vizitës zyrtare në Tiranë të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, priti këtë të hënë homologun grek në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku në fokus të takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Megjithatë, një nga temat më të ndjeshme të diskutimit ishte edhe çështja e varrezave të ushtarëve grekë, 82 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Pas takimit, ministri grek Nikos Dendias bëri të ditur se palët kanë rënë dakord për thirrjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake.

Gjatë takimit me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, ramë dakord për thirrjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake”, deklaroi Dendias.

Çështja e ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke ka qenë ndër temat më delikate në marrëdhëniet mes dy vendeve ndër vite. Athina ka kërkuar vazhdimisht identifikimin dhe sistemimin e varreve të ushtarëve të saj, ndërsa Tirana zyrtare ka trajtuar çështjen në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe dhe standardeve ndërkombëtare.

Takimi mes dy ministrave vjen në një moment kur Shqipëria dhe Greqia kanë intensifikuar kontaktet politike dhe bashkëpunimin në kuadër të sigurisë rajonale dhe strukturave të NATO-s.

dendias-nufi varreza

Lini një Përgjigje