
Të martën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira mesatare kalimtare, kryesisht përgjatë zonave malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Reshje shiu me karakter lokal dhe intensitet të ulët priten në relievet malore të lindjes dhe jugut të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 8 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.
Lini një Përgjigje