TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Mars 2024, 15:53

Çamçakëz me nikotinë, rreziku i radhës për adoleshentët; mjekët ngrenë alarmin: Krijon varësi dhe kancer

Shkruar nga Pamfleti

Çamçakëz me nikotinë, rreziku i radhës për

Të rinjtë dhe adoleshentët po përdorin gjerësisht një produkt në vend të duhanit.

Ky produkt përmban nikotinë dhe është në formën e çamçakëzit çka bën që as prindi dhe as mësuesi në klasë nuk e dallon, pasi nuk mban erë.

Para kamerave të rinjtë thonë se nuk e kanë konsumuar, por ndërkohë tregtohet në çdo pikë ku janë edhe produktet e reja alternative të duhanit.

“Është në formën e çamçakëzit dhe kjo bën që të mbahet edhe në orën e mësimit dhe mos ta kuptojë as mësuesi dhe as prindi.

Në vendet e zhvilluara ky produkt përdoret për nga ata të cilët kanë konsumuar duhan për shumë vite dhe duan të heqin dorë. Në mënyrë absolute nuk mund të përdoret nga të rinjtë nën 18 vjeç”, tha Roland Shuperka, ekspert për duhanin.

Por çfarë shkakton përdorimi këtij produkti nga adoleshentët dhe të rinjtë?

“Fillon varësia ndaj nikotinës, kancer i egzofagut”, shprehet eksperti.

Shuperka i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të frenojnë futjen e produkte të reja alternativa të duhanit   që përmbajnë nikotinë  pasi po dëmtojnë të rinjtë  të cilët i nisin nga kurioziteti të tjerë për t’u fshehur nga prindërit që janë konsumatorë duhani./TCH

Lini një Përgjigje