
Analisti Preç Zogaj, ka folur lidhur me negociatat që po zhvillohen mes mazhorancës dhe përfaqësuesve të ‘Rithemelimit’, duke thënë se ato duhet të jenë transparente. Sipas tij mungesa e transparencës, krijon konfuzion dhe paqartësi.
Zogaj thotë se këto negociata janë të nevojshme për të kapërcyer këtë ngërç të krijuar në Parlamentin shqiptar.
“Fakti që shtrohen gjithë këto pyetje që janë pyetje të drejta kështu siç i shtruat ju, tregon se ka konfuzion, ka paqartësi, negociatat janë të nevojshme, të domosdoshme për të kapërcyer këtë ngërç që është në Parlamentin shqiptar. Nuk janë këto çështje për negociata të fshehta, negociatat e fshehta i përligj natyra e temës që shtrohet për t’u negociuar, nëse do të ketë ose ka negociata unë nuk mund t’i konfirmoj a ka a s’ka, ato duhet të bëhen të hapura dhe sa kohë nuk bëhen të hapura ato lenë shteg për lloj lloj opinionesh, edhe në momentin kur thuhet se po zhvillohet negociata sërish ka konfuzion për shkak të mungesës së transparencës, thënë këtë unë mendoj se do të ishte mirë që grupi i Rithemelimit të negocionte me PS kushtet e veta për t’ju kthyer normalitetit t jetës në Parlament. Për të negociuar mund të ketë për të negociuar cilat komisione hetimore, bëhet një negocim paraprak, ky komision i përmbush kushtet për t’u votuar, duhet të rishikohet, të shtohet, të hiqet një pikë, kjo është një çështje e negociueshme se cilat komisione. Mund të shterohet si temë pa shkuar në seancë”, tha Zogaj në Top Channel.
Lini një Përgjigje