TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Mars 2024, 10:21

Habit miku i Princ Lekës: Prej dy vitesh nuk e konsumonin martesën, Elia po jetonte një ëndërr

Shkruar nga Pamfleti

Habit miku i Princ Lekës: Prej dy vitesh nuk e konsumonin martesën,

Një prej miqve të Princ Lekës, Erjon Teli, ka treguar se Elia Zaharia dhe Princi prej dy vitesh nuk po konsumonin martesën e tyre, e kjo për shkak të konflikteve që ata kanë pasur vazhdimisht.

Sipas tij të qenit një princeshë nuk është e lehtë dhe për këtë arsye mund të kenë filluar dhe debatet. Teli ka treguar se familja e Elias jetonte në shtëpinë e Princ Lekës dhe se i pëlqente vëmendja që merrnin, e kjo falë përzemërsisë së princit.

“Princ Leka dhe Elia Zaharia kishin kohë që nuk konsumonin martesën e tyre edhe pse ndodheshin në një çati, afërsisht 1 vit e gjysmë, 2 vjet. Kishin kohë që ata nuk kishin një komunikim të shëndoshë me njëri-tjetrin. Kanë pasur shumë konflikte dhe shumica e këtyre konflikteve i ka nxitur Elia Zaharia, ndoshta pesha dhe presioni i një princeshe është e madhe, nuk është e lehtë. Ajo e ka ndjerë këtë peshë, mungesa që krijon detyra e saj si princeshë, ka bërë që këtë frustrim t’ja shfaqë princit. Këtu kanë filluar përplasjet që janë agravuar gjatë kalimit të kohës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë më tej se Princi asnjëherë nuk ka ndërhyrë duke mos lejuar Elian të ushtronte profesionin e aktores.

“Elia po jetonte një ëndërr, po takonte, mbretëresha, mbretër, fisnikë të ndryshëm, presidentë, kryeministër edhe këto duan angazhim, nuk mund të çohesh në mëngjes, të marrësh çantë dhe të takosh mbretin, jo. Ka një protokoll, një angazhim, një investim dhe gjithë kjo kohë e investuar për të bërë një jetë mondane, të lë mbrapa pjesa tjetër, që është ajo profesionale”, ka thënë Teli.

Miku i Princit gjithashtu tregoi se familja Zaharia ishte vendosur dhe jetonte në shtëpinë e Princit.

“Princi është një njeri shumë zemërmirë dhe zemërgjerë. Familja Zaharia u pozicionua tek ajo shtëpi. U vendos tek ajo shtëpi, pra jetonin. Kishte nga ata që jetonin, kishe nga ata që kalonin pjesën më të madhe të tyre në atë shtëpi. Kënaqeshin me vëmendjen që merrin. Të gjithë vinin takonin princin, por me këtë rast takonin dhe vjehrrin e princit. Ai nuk e meritonte këtë vëmendje sepse ne e dimë se kush ka qenë zoti Zaharia para komunizmit dhe gjatë komunizmit dhe ka qenë pak dhimbje kur ne e takonim atë njeri”, ka treguar ai për Top Channel.

princ leka elia zaharia

Lini një Përgjigje