TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Mars 2024, 11:05

Përplasja e dhunshme me Elia dhe Gjergj Zaharian, AMP merr në pyetje Princ Lekën

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e dhunshme me Elia dhe Gjergj Zaharian, AMP merr në pyetje

Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore i ka kaluar për hetim Agjencisë së Mbikqyrjes Policore për të thelluar hetimet si institucion që do të ruajë edhe anonimatin, kjo për shkak të zhurmës që u krijua në publik pas publikimit të videos.

Mësohet se Princ Leka, i shoqëruar nga avokati i tij, është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu (Zaharia), me të cilen janë në proces divorci.

Ndërkohë, në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zogun dhe babain e saj Gjergj Zaharia.

AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin i cili shpërndau videon e sherrit në media.

Lini një Përgjigje