
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot takime me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Gonzato deklaroi se forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar mbetet investimi më i mirë për të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian.
"Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar mbetet investimi më i mirë për të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian.Pas takimit me dy figura kyçe, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, jam edhe më i bindur për këtë”, theksoi diplomati Gonzato.
“Me Metanin diskutuam nevojën për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit duke siguruar ruajtjen e përgjegjshmërisë”, shtoi ambasadori Gonzato.
Më tej, Gonzato theksoi se biseduan edh për kushtet e punës në gjykata dhe mbështetjen për përmirësimin e infrastrukturës.
“Me Sadushin folëm për kushtet e punës në të gjitha nivelet e gjykatave dhe mbi nevojën për mbështetje për të përmirësuar menaxhimin dhe infrastrukturën e tyre”, u shpreh ambasadori.
Lini një Përgjigje