TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 19:14

Eksperti i turizmit ironizon Ramën: Vetëm po të mbushim malet kap Shqipëria 30 milionë turistë

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti i turizmit ironizon Ramën: Vetëm po të mbushim malet kap

Eksperti i turizmit Ferjolt Ozuni ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme.

Eksperti tha se Shqipëria e ka të pamundur edhe gjeografikisht për të pritur 30 milionë turistë, përveçse nëse mbush edhe malet me vizitorë.

Nga ana tjetër ai risjell në vëmendje vitin e kaluar, ndërsa deklaron se ishin 10 milionë turistë dhe u pa mjaft mirë kaosi që u arrit.

"Kam përshtypjen që fizikisht është pak i pamundur sepse po të marrësh gjeografikisht, vetëm po të mbushim malet me njerëz kapim 30 milionë turistë. Qeveria ka thënë që do orientohemi drejt turizmit elitarë. 30 milionë turistë elitarë do të ishte ëndrra më e bukur që mund të shihte një person i çmendur. 10 milionë turistë vitin e kaluar e pamë vet ca kaosi arritëm. Problemi s’do jetë të rrisim numrat, problemi është që kur të arrish pikun, ta mbash. Është shumë kollaj të arrish majën, dhe nga 20-30 milionë pastaj të gdhihemi në 2-3 milionë. Vazhdojmë të rritemi. Edhe dy vite të tjera ne do kemi një rritje”, theksoi eksperti për MCN.

Më tej, Ozuni deklaroi se sheh kontradikta në deklaratat e qeverisë, që nga një anë synon turizmin elitar dhe nga ana tjetër flet për shtim të shifrave.

Problemi më i madh te fjalimi i kryeministrit ishte përplasja e mendimeve. Sepse nëse do vazhdojmë me këtë rritje do marrim turistin loë cost. Verën e kaluar nuk arritëm as vlerën 400 euro për turistë. Jemi në vlerën më të ulët për turistë të huaj në gjithë Europën. Para dy vitesh Kroacia e kishte 980 euro. Ne në Shqipëri sot duhet të zgjedhim turistin. Nëse synojmë 30 milionë turistë, do marrim ca të dalë më parë, me low cost. Vitin e kaluar kemi pasur turistë me bukë me vete, në kuptimin e parë. Cilësia e turizmit rrit standardin. Ne jemi reklamuar si turizëm low cost, dhe prandaj vijnë pjesa më e madhe. Nëse rrisim cilësinë e shërbimit do rritet çmimi dhe do marrim të ardhura më të mëdha. Ne çmimet i kemi rritur në mënyrë abuzive dhe shpesh herë këto hotele dhe njësi akomodimi kanë mbetur bosh. Arritja e rrogave të Greqisë është e arritshme, sepse krizat kanë bërë që Greqia të ulë rrogat. Që të krahasohemi me Greqinë është e lehtë. Por t’i paguajmë punonjësit edhe jashtë sezonit që të rrisin cilësinë e shërbimit”, tha Ozuni.

Gjithashtu eksperti nuk kursen akuzat, ndërsa shprehet se sipas tij, Shqipëria nuk është në gjendje t[u ofrojë shërbimet e duhura as të paktën 10 milionë turistëve.

Ne sot s’jemi në gjendje t’u ofrojmë shërbimet e duhura as 10 milionë turistëve. Në bazë të informacioneve, kemi bërë një studim të vogël, nuk arrijnë as 6-7 për qind e turistëve që kthehen brenda 3-4 viteve një herë. Problemi më i madh është që këta që nuk rikthehen nuk rekomandojnë as të tjerët. Feedback-u që ata japin s’është fort komod. Dy nga problematikat më të mëdha që ne kemi, është që ne s’ndalojmë të huajt që të bëjnë guida këtu te ne, dhe që në Shqipëri mund të hyjë çdo lloj autobusi dhe të bëjë çfarë të dojë”, u shpreh Ozuni

eksperti edi rama turiste turizmi

Lini një Përgjigje