TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 09:26

Alfred Peza shiti transmetimin e "Euro 2024", revoltohet Artan Fuga: Paguajmë taksën e RTSH-së, ku ta shoh Kombëtaren?

Shkruar nga Pamfleti

Alfred Peza shiti transmetimin e "Euro 2024", revoltohet Artan Fuga:

Proferori Artan Fuga është shprehur i revoltuar me Radio Televizionin Shqiptar, teksa thekson se RTSH nuk transmeton ndeshjen e Kombëtares.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Fuga thekson se kjo është e turpshme pasi shqiptarët paguajnë taksën e televizorit për të parë sportin, por RTSH ritransmeton disa ndeshje idiote. Sipas tij, kjo është e papranueshme.

"Po unë që kam platformën Tring, ku ta shoh ndeshjen? Se RTSH shoh se jep në rtsh sport ca ritransmetime idiote!
Kombëtarja, kombëtarja, kombi, patriotizmi, por hidh lekët ta shohësh! Çfarë turpi që nuk e transmeton rtsh! Paguaj edhe taksën e televizorit! Paguaj edhe taksa për zhvillimin e sportit!

Kjo është e papranueshme! Nuk se jam tifoz, as më bëhet vonë fare, nuk di as me sa vetë luhet, thjesht doja të studjoja sjelljen e tifozave! Nuk di as me kë luan! Mirë atëherë po e shoh në tenxheren me presion, ose në lavatriçe", shkruan Fuga.

Kujtojmë se më herët 'Pamfleti' publikoi faktet sesi RTSH, në krye të saj Alfred Peza, në pazar me mafien mediatike, transmetimin Euro-2024 e të ndeshjeve të Ekipit Kombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë, ia la “TV-Klan”-it të Aleksandër Frangajt, ndërsa transmetimin e Superligës ia la “MCN-TV” të Aleksandër Meksit.

Pas kësaj vjedhjeje të hapur, shqiptarët kanë një motiv të fortë, për të mos paguar taksën 14 mijë e 400 lekë me TVSH në vit për RTSH, që shteti u zhvat me dhunë nëpërmjet faturës së energjisë elektrike.

Këtë vit, Drejtori i ri RTSH, kapteri Alfred Peza me bekimin dhe heshtjen e Bablokut, për herë të parë në historinë e televizionit kombëtar shtetëror, vendosi të mos transmetonte ndeshjet e Superligës dhe as Kampionatin Europian 2024, ku do marrë pjesë ekipi ynë kombëtar.

Këtë vendim, kapteri i partisë në pushtet e ka marrë sikur RTSH-në e ka televizion privat, ndërsa kryeministri hesht sikur ta ketë ERTV e tij, e jo siç është realisht, televizion publik i financuar nga taksat e shqiptarëve.

Lini një Përgjigje