TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Nëntor 2023, 09:43

RTSH e kapter Pezës zhvat 14 miliardë lekë taksë TV-je në vit; mafia ka pushtuar tregun mediatik

Shkruar nga Pamfleti

 

RTSH e kapter Pezës zhvat 14 miliardë lekë taksë TV-je
Mafia në tregun mediatik /

Perversiteti mediatik e politik, Alfred Peza, në pazar me mafien mediatike, transmetimin Euro-2024 e të ndeshjeve të Ekipit Kombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë, ia la “TV-Klan”-it të Aleksandër Frangajt, ndërsa transmetimin e Superligës ia la “MCN-TV” të Aleksandër Meksit ...

Nëse shqiptarët kanë një motiv të fortë, real, ligjor e logjik për të kryer mos-bindje civile, është veprimi për të mos paguar taksën 14 mijë e 400 lekë me TVSH në vit për RTSH, që shteti u zhvat me dhunë nëpërmjet faturës së energjisë elektrike.

Sepse këtë vit, Drejtori i ri RTSH, kapteri Alfred Peza me bekimin dhe heshtjen e Bablokut, për herë të parë në historinë e televizionit kombëtar shtetëror, ka vendosur të mos transmetojë ndeshjet e Superligës dhe as Kompionatin Europian 2024, ku do marrë pjesë ekipi ynë kombëtar.

Këtë vendim, kapteri i partisë në pushtet e ka marrë sikur RTSH-në e ka televizion privat, ndërsa kryeministri hesht sikur ta ketë ERTV e tij, e jo siç është realisht, televizion publik i financuar nga taksat e shqiptarëve.

Përse të mos transmetohet kampionati shqiptar i superligës së futbollit dhe çdo lloj aktiviteti sportiv kombëtar e ndërkombëtar, ku merr pjesë Shqipëria, kur RTSH financohet nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe taksës 14 mijë e 400 lekë në vit, që i merret dhunshëm çdo familjeje e biznesi për TVSH?!

Sipas pasqyrës financiare, rezulton se RTSH financohet çdo vit me 6.7 miliardë lekë nga buxheti i shtetit që janë taksa publike; dhe mbledh 14 miliardë lekë në vit nga taksa e RTSH.

Ndërsa drejtori kapter Alfred Peza, ka vendosur që RTSH të mos e blejë të drejtën e transmetimit të kampionatit kombëtar; e për herë të parë, as transmetimin e Kampionatit Europian 2024 ku do marrë pjesë Ekipi Kombëtar.

Pyetja logjike e madje ligjore, që i bëhet monstrës së perversitetit mediatik e politik Alfred Peza dhe tutorit të tij derdimen Edi Rama, është kjo:

- Përse i paguajnë dhe përse duhet të vazhdojnë të paguajnë shqiptarët, 14 miliardë lekë në vit taksë për RTSH e 6.7 miliardë lekë taksa nga buxheti për RTSH-në, kur nuk transmeton as ndeshjet e futbollit?!

Por në pazar me mafien mediatike, transmetimin Euro-2024 e të ndeshjeve të Ekipit Kombëtar brenda e jashtë Shqipërisë, ia la “TV-Klan”-it të Aleksandër Frangajt, ndërsa transmetimin e Superligës ia la “MCN-TV” të Aleksandër Meksit, në vend  që t’i transmetonte vetë e t’ua shiste me mijëra Euro fitim mediave private, siç veprojnë televizionet shtetërore të çdo vendi.

Madje RTSH, ka edhe kanal “RTSH Sport” me 97 punonjës, i cili shpenzon 1.8 milionë Euro në vit paga, makina, karburante, telefona e dieta, dhe nuk transmeton asnjë ndeshje të superligës dhe ekipit kombëtar, por vetëm kaseta aktivitetesh të vjetra sportive nga bota./Pamfleti

mafia tregu mediatik 14 miliardë taksa e televizionit

Lini një Përgjigje