TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë16 Nëntor 2023, 09:23

Sali Berisha s’ka ushtri; Edi Rama s’ka burrëri

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Sali Berisha s’ka ushtri; Edi Rama s’ka burrëri
Sali Berisha dhe Edi Rama /

 Berishës i është larguar ushtria, nuk i shkon askush mbrapa; Ramës i janë izoluar fondet nga BE dhe ndërprerë aspirimi diplomatik nga SHBA, askush nuk i beson se është ndryshe hajdutëve të tjerë.

Kur FBI veshi rroba peshkatari dhe hyri ujërave të thella të Ballkanit, i pari antiamerikan që doli në Ballkon të korrupsionit, ishte Edi Rama.

-Këtej, zoti McGonigal, se andej nga rruga e Elbasanit, i ka lëshuar rrjetat ajo Kimetja juaj me vartësit tuaj.

-O, ju jeni ai trafikanti i ikonave në Paris, fantazia juaj është trafik i rënduar, ku nuk kalojnë dot rreziqet, do punojmë si bletë e do bëjmë lekë lehtë.

Kështu nisi vibracioni ekonomik që shpejt bitisi në rrezik.

Rreziku i parë, i thekur nëpër ndikimet virtuale të politikave fshatare, Sali Berisha, duhej varur në degë të vështirësive, për pamundësi rikthimi në pushtet.

Edhe pushteti mirë, dhe mileti mirë.

Saliu fiku dritat e festës, fshati ndezi qirinjtë e shpresës.

Peshk e para ka për gjithë të plotfuqishmit, të shumicës dhe pakicës, “arsenal” antiamerikan për tërë të pa fuqishmit.

Fuqitë e ushtrisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës rriteshin, fletët në regjistrin e skandaleve Rama-McGonigal shtoheshin, pa e kuptuar, se ata peshkatarët e Kimetes, ua dinin kimetin zhvillimeve artificiale të Mafies fshatare e po u qepej kostumi i burgut.

Fshatrave plot dele e gomarë, asnjë lule nuk çelte në pranverë.

Në përditshmëritë e jetesës, u bë modë, kush të kullufisë pasuritë, kush liritë e kush barin nëpër livadhet që shtrihen anës lumenjve e deteve, ngado dora e pushtetit ka pushtuar deri rregullat elementare të rrugëve lokale.

Këtyre rrugëve, janë mbushur dosjet e kriminelëve me kampione, që SPAK-u, më e pakta, po i studion si opsione të periudhave statistikore, për më shumë ngarkesa që duhen shkarkuar në tavolinën e drejtësisë.

Ata me rrobat e peshkatarëve veshur, kanë hyrë në çdo vrimë ku peshqit rrëshqasin nëpër myshkun e zi të trimërisë së Non-gratës dhe burrërisë së Bablokut.

Strategjikisht të dy janë në ditët më të këqija.

Berishës i është larguar ushtria, nuk i shkon askush mbrapa; Ramës i janë izoluar fondet nga BE dhe ndërprerë aspirimi diplomatik nga SHBA, askush nuk i beson se është ndryshe hajdutëve të tjerë.

Teknikisht dhe telegrafisht, meqë 4 Klanet Mafioze janë bashkë dhe ju jeni lodhur me shkrimet tona, jo po do arrestohen nesër, jo po pasnesër, mund të themi, dita është afër, pasi janë në kandar të Shën Pjetrit dhe FBI e di, më mirë se unë e ti, se Berisha s’ka ushtri e Rama s’ka burrëri./Pamfleti

edi rama burrëri sali berisha ushtri fbi

Lini një Përgjigje