TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë10 Nëntor 2023, 10:05

Pse mafiozët tanë dhe diplomatët e huaj janë në paqe?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Pse mafiozët tanë dhe diplomatët e huaj janë në paqe?!
Në foto: Ambasadori Britanik me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën /

 Babloku po sjell diktaturën, Non- grata po ruan lëkurën...

Ambasadat e huaja i kemi kot këtu, flitet ngado nëpër fshat. Heshtja e tyre, ka mbushur dynjanë me thashetheme, jo se nuk i godasin me grusht turinjve mafiozëve të qeverisë dhe opozitës, që provokojnë konflikte sociale për të shpëtuar kokën e vet, por se kjo heshtje, në dukje, ngjan se djeg më shumë skllevërit e uritur, se sa hajdutët e lëçitur.

Babloku po sjell diktaturën, Non- grata po ruan lëkurën.

Leximi i ndeshjes së forcave për t’iu shmangur drejtësisë, në imazhin e shoqërisë, interpretohet si dehje e të gjithëve.

Ilir Metën ngjan ta ketë zënë rakia, flet përçart e sillet si çakall; Sali Berisha dhe Edi Rama sikur janë dehur nga dashuria për pushtet, zihen si ujqër në Parlament.

Pastaj, këta specialistë të spekulimeve, duke e kuptuar se diplomacia nuk e ngre zërin kundër shumicës, se i bie të mbrohet Saliu, ngatërrohen nëpër karrige, dritare, rrugë, dalin shajnë në media e portale, duke i përplasur portën në fytyrë kujtdo që afrohet të dëgjojë diçka.

Edhe kur ndërhyn SPAK-u, një specie e re për ne, e përzgjedhur nga amerikanët, për të vënë qetësi në fshat, hajdutët nxjerrim avull nga koka, si të dehur.

Sali Berisha, i vetmi që ka ngelur pa vilë, ç’burrëron prokurorin Arben Kraja.

-Ose më kthe vilën, ose do të marr vilën tënde në Gji të Lalzit, -i shfryn në turinj.

Pastaj, zë në qoshe të mundësive dhe e zhvesh lakuriq gjyqtaren Irena Gjoka.

-Ose më mbyll dosjet e mija, ose të hapa letrat e tua, e korruptuar.

Armët nuk i përdorin dot, se nuk kanë akses tek publiku.

Sfidat nuk i kanë në favor asnjëri, ndaj i fryjnë zjarrit, që mirë është të mos fiket deri sa të bëhen hi.

Me hirin e efekteve të mëdha, duam të mbulojmë disi prushin defekteve të vogla që shqiptarët ta gjuajnë me dëshirë drejt portës, topin e artë që ofrohet si bonus i kësaj historie në dukje jo të bukur..

Edhe pse është i lashtë dyshimi, pasi nëpër shekuj kemi kërkuar këtë stinë, duhet ngulur flamuri tek besimi, tek arsyeja e fortë, se është më e mira e të mirave, që të kuptohet nga të gjithë, se pse mafiozët tanë dhe diplomatët e huaj, janë në paqe?!/Pamfleti

mafiozët tanë diplomatët e huaj paqe

Lini një Përgjigje