Tirana është e rrethuar. Nuk ka as qeveri, as opozitë, as paqe...
10 “blindë” amerikanë do të zbarkojnë këto ditë në Tiranë. Arrestimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, pritet të jetë aksioni “sekret” i 10 prokurorëve që kanë mbështetjen e shqiptarëve dhe shihen si “blinda” të sofistikuar, për të çmontuar e shkatërruar pushtuesit e politikës dhe pushtetit, që në 33 vjet shkruan në analet e historisë sonë, telenovelën më të shëmtuar antiamerikane të një kombi proamerikan.
Veç pasurive e lirive, kanë grabitur edhe të vërtetën, lajmin, edhe këto ditë që janë në rrethim.
Jo vetëm Saliu ka marrë një “predhë” gjurmë lënëse në pasaportë, por edhe Ilirit i është djegur karta, nuk i pi ujë pasaporta. Shkurt, pasi njerëzia pret aksionin për e arrestimit të tyre, ka një standard të ri, asnjëri nuk lëviz dot jashtë Tiranës.
Jashtë mistereve e brenda mbrapshtive, po i jeton orët e fundit ngjarja e madhe.
Në mbrojtje të Sali Berishës dhe Ilir Metës, Edi Rama ka nxjerrë Gardën e Republikës, dhe Edi Paloka, me grua investitorë strategjike, po i kërkon Bablokut të nxjerrë edhe ushtrinë e tanket rrugëve të Tiranës, sa janë bërë qesharakë e nuk mund të fshehin faktin se kanë qenë dhe janë të gjithë bashkë.
Aty ku kryqëzohen gjithë rrugët e kombit, në Parlament, garda dhe ushtria, po manifestojnë forcën e një provokimi.
Ushtarët e Saliut dhe Ilirit, thyejnë karrige, pushtojnë territore publike, mbushin armët e konflikteve false në paradën e ngjarjeve frymëzuese, për motivimin e ushtarëve të Edi Ramës, që kanë dalë partizanë kundër drejtësisë ndëshkuese.
Vendimet e Qeverisë janë si ato të Hamasit, trakte që votohen e shpërndahen në internet.
Tirana është e rrethuar. Nuk ka as qeveri, as opozitë, as paqe.
Po pse nuk ka reagim të fortë nga bota, pyet ti që si fillim, pret aksionin final për arrestimin e dy mafiozëve të rrezikshëm?
Strategjia ngjan të jetë në studim.
Në rastin tonë, ende rusët, kinezët, turqit dhe arabet që kanë interesa, janë indiferent, të kujdesshëm, nuk duan sherr, por mish e peshk, naftë e dollarë.
Ajo që i shqetëson, është se paratë e krimit nuk kanë rrugë të lirë, por luftë është, e luftërat gjithmonë i ka fituar mafia.
Por këtë herë ndeshjes i dihet fituesi, se është Amerika në këtë betejë.
As ushtria e Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk përparon, as avioni privat i Edi Ramës nuk fluturon dot.
Janë të rrethuar!
10 “blindë” amerikanë zbarkojnë në Tiranë për arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës./Pamfleti
Lini një Përgjigje