TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë27 Tetor 2023, 10:41

Iku Saliu, kemi edhe 3 të tjerë!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Iku Saliu, kemi edhe 3 të tjerë!
Katër klanet mafioze

 Niveli i alarmit ka çarë daullet e veshëve të fshatarëve dhe ndërkombëtarëve, që i duan 4 Klanet, 4 numra burgu...

Jamarbër Malltezi, është vetëm një gur në murin e madh kinez të korrupsionit të Sali Berishës.

Shkëlzeni pasuri sa një Sheik arab, e askush përveç amerikanëve, nuk e di sa gjak e djersë shqiptarësh ka thithur ky monstra.

Megjithëse 2300 vjet më vonë, Saliu nuk përdori tulla, por gurë të ngjeshur me baltë, se vjen nga lashtësia, nga komunizmi i Enver Hoxhës, nga stalinizmi që kishte stazhionuar vetëm varfëri.

Po pse nuk është Saliu i varfër sot?

Sa e thjeshtë përgjigja.

Shqipëria ishte vendi me më shumë resurse, dhe që të pasurohen sunduesit, duhej ngritur muri mes Amerikës dhe Mafies qeverisëse.

Mbi një murishte plot “kërminj” në rrugën e Elbasanit, hipi ambasadori Donald Lu, kur dha lajmin, se Shqipëria ka 4 Sali Berisha.

Nuk flet një ambasador amerikan, kështu, por spekulon media, thua ti?

I ke rënë shenjës.

Donald Lu, kur tha se keni 4 Klane mafioze që komandojnë 20 familje kriminale, endi një përzierje gurësh me baltë, që nuk mund të futej në librat e gazetarisë dhe drejtësisë, për të studiuar shtresat dhe misteret.

Ambasada amerikane nuk e përkthente dot nga shqip në anglisht, media e mafia jonë, nuk e përkthenin nga skip në shqip.

Se ju e dini, evolucioni do revolucion.

Guximi për të pushtuar gjithçka, vlerat dhe pasuritë, të drejtat dhe liritë, McGonigalët dhe Tony Blair-ët, Dorian Duçkat me fondacione dhe kuçkat me pasione, diplomacinë dhe dinastinë, votat dhe varret, nga Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Erion Veliajt dhe 20 familjet kriminale, ushqente të vetët e shqyente shpresat, brenda një cikli, “revolucioni vjen këtë vjeshtë”.

E po pra, vjeshta e revolucionit është kjo.

Në rrumbullak kemi Sali Berishën.

Niveli i alarmit ka çarë daullet e veshëve të fshatarëve dhe ndërkombëtarëve, që i duan 4 Klanet, 4 numra burgu.

Askush nuk e ka mendjen tek hoxha që këndon pesë herë në ditë, por tek mafiozët që përpiqen të shqyejnë rrjetat e drejtësisë, 50 herë në orë.

Ora e Saliut pushoi, por ambasadori Donal Lu do shkruante: Iku një Sali, keni edhe 3!/Pamfleti

Lini një Përgjigje