Si emrat, ashtu edhe krimet, kanë dalë në Pazar...
2 ambasadorë amerikanë dhe 4 prokurorë “pro” amerikanë, ju qepën Sali Berishës dhe Ilir Metës për t’i arrestuar dhe për të çuar para drejtësisë për transparencë pasurie dhe lidhje me krimin e organizuar shtetëror.
Secili prej tyre, Donald Lu, Yuri Kim, Adriatik Llalla, Arta Marku, Arben Kraja dhe Altin Dumani, kanë përqafuar me dashuri apo shtyrë me neveri, përdorimin e shpërdorimit të pritshmërive, për arrestimin e Sali Berishës, Ilir Metës, dhe dy Klaneve të tjera mafioze, që janë në krahun tjetër politik.
Si emrat, ashtu edhe krimet, kanë dalë në Pazar.
Ngjarjet e shpërndara në skenën e artit politik të mafies sonë, pasi ambasadori Donal Lu kishte përplasur maleve të pasurive të vjedhura, projektin konstruktiv të planit të ekzistencës diplomatike, me prokurorin që mbante në krah, gjoja pro amerikan Ardiatik Llalla, për arrestimin e dy mafiozëve të rrezikshëm, Sali Berisha dhe Ilir Meta, u lexuan përpara fshatarëve nga ambasadorja Yuri Kim, si faturë e pa paguar.
Thirrjet, rroftë Amerika, poshtë 4 Klanet Mafioze, u bënë gjuhë zyrtare e fshatit, por që asnjëherë tjetër, ambasada amerikane dhe Mafia nuk e përdorën.
Me dëftesën e fondeve rezervë të dioplomacisë në njërën dorë, e ngriti lart dorën tjetër ambasadorja Yuri Kim, drejtoi gishtin një herë nga plaga që dhëmb, “ngjan se këta janë bashkë”, pastaj përcolli edhe të pa besin Arben Krajën e lidhi besë me Altin Dumanin.
Po nuk kishte asnjë faj Yuri.
Ende nuk ja kishin kënduar këngën “Hajt ta lidhim besën, me një fije kashtë/ a do ta duash nënën, sikur e ke dashtë”, dhe t’i shpjegonin se këtej, tjetër është dashuria e tjetër pallimi.
Këta palloshët tanë, të fërkojnë shpinën e të nxjerrin gjuhën, ta lidhin fjalën e ta grisin gunën.
Edhe Altin Dumani si Adriatik Llalla.
Mbështillet nëpër dosjet e ca të vegjëlve, por ende nuk ka lakuar emrat e 4 Klaneve Mafioze, kancerit të demokracisë.
Në super marketin e drejtësisë, diplomacisë dhe politikës, revolucioni bëhet brenda llojit, çdo mall është më i ndyrë se tjetri, prandaj kemi nostalgji kur kthejmë diskun ca vite pas, tek e vetmja shkëndijë, që në fakt, dikush e fiku shpejt.
Qeveria dhe opozita janë bashkë, ishte një shprehje e ambasadores Yuri Kim./Pamfleti
Lini një Përgjigje