Thellësia e rrënjëve të korrupsionit në Ballkan e ndërlikon ca Procesin e Berlinit, aq sa nuk mund të injorohet mungesa e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni...
Edi Rama, pasi është izoluar nga Amerika si person me rrezikshmëri, se ka një dosje të hapur atje, merr goditje të ashpër edhe nga Europa.
Giorgia Meloni i dha një shuplakë të fortë në Samitin e Procesit të Berlinit. Mungesa e saj në Tiranë, është një mesazh me peshë të rëndë, se Shqipëria do të futet në familjen e madhe të Europës, por pa Edi Ramën dhe 3 Klanet e tjera mafioze.
Nuk është pra, një shaka e bukur për atmosferën e keqe, fakti se qeveria akuzohet për korrupsion dhe vetë kryeministri për afera me agjentë amerikanë, rus e kinez, por një përqeshje e zgjuar për një skuadër futbolli që stërvitet pa top.
Samiti pa kryeministren e Italisë, i ngjan një diskutimi për fenë katolike, por ku mungon Papa.
Papa i korrupsionit të Ballkanit, pasi dha lajmin se nusja Shqipëri është gati, por pret dhëndrin të vijë, u bë skeç fshati nga Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel.
Charles-i i BE-së, nuk qëlloi i korruptuar si Charles-i i New Yorkut, por deklaroi publikisht se “Edi Rama e ka krahasuar integrimin e Shqipërisë në BE me nusen që nuk i vjen kurrë dhëndrri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë” .
Me pak fjalë, BE do të zgjerohet, edhe pse Edi Ramës dhe 3 Klaneve të tjera Mafioze, ju intereson e kundërta.
Për ne, asnjë rastësi nuk është e rastësishme.
Historia e influencave, shtrihet përtej ndërlikimeve të ndjenjave të besimit apo mosbesimit, edhe kur përshkruan rrugë absurde, siç është mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në datëlindje të kriminelit Enver Hoxha.
Fuqia e krimit shtetëror, bëhet karikaturë, jo vetëm për fshatarët që e njohin piktorin e dështuar si hajdut, por edhe për maestrot që incidentet diplomatike i veshin me mister festiv.
Situata nuk e fsheh dot siluetën.
Thellësia e rrënjëve të korrupsionit në Ballkan e ndërlikon ca Procesin e Berlinit, aq sa nuk mund të injorohet mungesa e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni.
Polemika, përveçse dinamikë e çështjeve parësore, është edhe dilemë mes standardeve të intergitetit dhe manovrave të elasticitetit mafioz, në gjëndjen ku sot përplasen interesat e Amerikës për një Ballkan të pastruar nga mafia apo për një hapësirë të gjerë, sido është ajo.
Sido të jetë, anëtarësimi në BE është fund për hajdutët dhe rrugë drite për shqiptarët.
Si fundore, teza është një.
Pushteti duhet të heqë rrobat e krimit, edhe me forcën që shkakton dhimbje, deri në transparencë pasurie.
Procesi është sfidë dhe sfidat janë proces.
Pra, lajmi i mirë është, se mesazhi i Samitit të Berlinit është i lexueshëm; Shqipëria në BE, por pa Edi Ramën./Pamfleti
Lini një Përgjigje