Nuk mund të dëshmojë dot në favor të ish-ministrit, sepse të dy kanë shkëmbyer dhe miratuar letra zyrtare me njeri-tjetrin, për të pranuar ngritjen e fabrikës së demontimit brenda zonës së banuar të Vorës, sipas vendimit të Sali Berishës dhe ultimatumit të Shkëlzen Berishës e Mihal Delijorgjit, që ta kishin Rinasin afër për transportin ajror të municioneve...
Në seancën e datës 29 shtator për Gërdecin, avokati i familjarëve të viktimave, kërkoi që si dëshmitarë kyç, të thirret ish-krye bashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili, krushk i Fatmir Mediut.
Kërkesa për të thirrur Fiqiri Ismailin si dëshmitar në gjyq, lidhet me faktin se ai ka dijeni për procedurat e fabrikës së Gërdecit dhe ka pasur lidhje shkresore zyrtare me ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si drejtues i bashkisë ku u ngrit fabrika e demontimit të municioneve.
Por sipas informacionit, ish-krye bashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili, ka nisur marifetet për të mos dëshmuar në gjyqin kundër krushkut Fatmir Mediu, duke paraqitur një kartelë mjekësore paaftësie të përhershme me diagnozën “Demencë”.
Kjo diagnozë është humbje kujtese, me paaftësi për të riprodhuar ngjarje, takime, veprime, vendime dhe harresë emrash e personash; diagnozë të cilën, Fiqir Ismaili do ta përdorë si shkak për të mos dëshmuar në gjyqin e Gërdecit.
Nuk është çudi, që Fiqua i Vorës, të thotë se nuk i kujtohet as krushku Fatmir Mediu, sa ortakëria që kanë bashkë në ndërtimin e pallateve te zona Yzberish- Kashar- Astir dhe as ortakëria 40% e monopolit të miellit dhe 80% e monopolit të plehrave kimike e pesticideve bujqësore.
Kjo është lojë, mbasi ish-krye bashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili, nuk mund të dëshmojë kundër krushkut Fatmir Mediu, kundër familjes “Berisha” e grupit mafioz që bënë biznesin në Gërdec.
Por nuk mund të dëshmojë, as në favor të krushkut, mbasi bashkë me të kanë shkëmbyer letra zyrtare miratuese, për të pranuar ngritjen e fabrikës së demontimit brenda zonës së banuar të Vorës, paracaktuar me vendim të Sali Berishës dhe ultimatum të Shkëlzen Berishës e Mihal Delijorgjit, që ta kishin Rinasin afër për transportin ajror të municioneve.
Avokati i familjeve të viktimave e ka kërkuar ish-krye bashkiakun e Vorës Fiqiri Ismaili si dëshmitar kyç, sepse disponon dokumente zyrtare, që vërtetojnë se i ka dhënë ish-ministrit Fatmir Mediu, miratimin për të ngritur aktivitetin e demontimit në Gërdec të Bashkisë Vorë.
Po kështu, leje aktiviteti si biznes në Gërdec, Fiqiri Ismaili i ka dhënë dhe firmës “Albademil” të Mihal Delijorgjit, madje ka ndërmjetësuar për punësime te fabrika e demontimit në Gërdec.
Megjithëse Fiqiri Ismaili po tenton t’i shmanget dëshmisë, ai do thirret në sallën e gjyqit kundër krushkut të pandehur Fatmir Mediu, ku pavarësisht se do aktrojë sikur ka humbur kujtesën; avokati, prokurori e gjyqtari, do t’i sjellin kujtesën me disa dokumente të firmosura prej tij, si korrespondencë me Fatmir Mediun për miratimin e ngritjes së fabrikës në Gërdec./Pamfleti
Lini një Përgjigje