TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 7 Tetor 2023, 11:15

Sa herë përmendet Amerika, Edi Rama belbëzon...

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Sa herë përmendet Amerika, Edi Rama belbëzon...
Edi Rama /

Që të luftohet mafia, duhet ndjekur pasuria.

Olta Xhaçka, ka kohë që është veshur me të zeza dhe sytë i kanë dalë kapuç nga lotët. E ka ngrirë Edi Rama nga funksionet qeverisëse, për një parakalim të gabuar.

Në vend të frenonte, kur bënin stërvitje me anijet termocentrale lundruese Yuri Kim dhe Belinda Balluku, i shkeli gazin ekstravagancës dhe lexoi pabesitë e Edi Ramës ndaj ambasadores rreth sekreteve me McGonigal dhe Aleksandër Soros, në kampionatin e shahut për forcimin e mafies në Ballkan.

Babloku nuk i lëshon hajdutët lehtë, por sa herë përmendet Amerika, belbëzon, ika ika e vazhdon e vetë çmontohet pak nga pak.

Po nuk edukohej lehtë Olta me “kurrë më prapa, vetëm përpara”.

Dashuria e Bablokut ndaj pasurisë dhe fuqisë, është shije që nuk ngjit dhe aq mbi ndjesitë shpirtërore të milionerëve.

Në Rrogozhinë, u përsëritën zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë, se herën e parë, nuk ju shijoi  porosia “vetëm përpara”.

Përpara Altin Dumanit i uli “pantallonat” edhe burri i Olta Xhaçkës”.

Artan Gaçi, që në fshat njihet si diagaçi i strategjive të mafies, nuk ndrin kurrë më si Hëna mbi fusha e male, as do të jetë ai burri i fuqishëm i Oltës, që lëpinte mjaltë në çdo koshere të qeverisë, por një kujtim nëpër shënimet e historisë me viktima të Bablokut, një gomar që po tridhet nën blitzet e kamerave dhe misteret e memories romantike të fuqive që shpërthejnë andej nga Amerika.

Sa herë përmendet Amerika, Rama belbëzon, ika, ika!

Por, që të thyejë qafën Edi Rama, nuk mjafton as të “ngrihet” Olta Xhaçka, as ti merret pak tokë Artan Gaçit, as ti ndalohet pija e verës Lefter Kokës.

Se po, ju e shikuat, Lefterit vetëm kantina e verës ju sekuestrua, të tjerat pasuri, që janë dhjetëra fish, ju falën nga Altin Dumani si shpërblim për shërbimet ndaj mafies.

Kështu po veprohet me gjithë mafiozët, derdhu nga gota ca pika, e gënje Amerikën, ika, ika.

Shënoje në bllok Bablok!

Me shatë që tërheq e me shpatë në brez, mund të shtrish për tokë ca shokë, por kuverta e kuqe që inatos demat, është shfaqje dramatike për betejat cinike.

Që të luftohet mafia, duhet ndjekur pasuria./Pamfleti

përmendet amerika edi belbëzon

Lini një Përgjigje