Me zhdukjen e këtij vendimi, nuk harrohet karagjozllëku që bëri krye bashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, por nuk pastrohen as pisllëqet që kanë bërë Babloku, Dorian Duçka e sekseri tropojan Agron Nezaj me ‘Charlin’ e tyre...
Paçka se Babloku, gjatë interpelancës në parlament, deklaroi se ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal ka qenë në Shqipëri vetëm 1 herë në muajin shtator 2017, sipas raportit hetimor të Drejtësisë Amerikane, rezulton se ai ka qenë 4 herë.
Madje sipas një publikimi në “FB” të Kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, ai ka qenë në Shqipëri dhe më 23 shtator 2021, kur është nderuar me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”, të cilën zyrtari i FBI nuk shkoi ta merrte në Tropojë, por iu dha në një restorant në Tiranë.
Medalja iu dha në shkelje të plotë të ligjit për titujt e nderit, mbasi duhet që personi i nderuar, të jete personalitet i zonës bashkiake, ose i huaj që ka dhënë kontribute të shquara për zonën.
Në motivacionin e medaljes “Mirënjohja e Tropojës”, krye bashkiaku Rexh Byberi shkruante: - Zoti Charles McGonigal, personalitet i rëndësishëm me graden “SAC” i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob, FBI, ka dhënë kontribute dhe ka treguar dashuri të madhe e të përhershme për Tropojën e Kombin Shqiptar”.
I vetmi “kontribut” i tij për Tropojën e Shqipërinë, ishte lidhja në biznese mafioze me sekserin e tropojan Agron Nezaj, dhe marrje licencash e koncesione nafte nga Babloku, i cili siç rezultoi nga hetimet e Drejtësisë Amerikane, ishte paguar për të penalizuar kreun e PD, Lulzim Basha.
Pas plasjes së skandalit të lidhjeve të pista me Edi Ramën, Dorian Duçkën e Agron Nezajn, Kryetari i Bashkisë, Rexh Byberi dhe Këshilli Bashkiak i Tropojës, kanë zhdukur nga arkiva vendimin e shpalljes së agjentit të FBI, Charles McGonigal “Mirënjohja e Tropojës”.
Ky vendim është zhdukur dhe nga arkiva e Prefekturës Kukës që ka në vartësi Bashkinë e Tropojës dhe i miraton çdo vendim, siç ka vepruar me medaljen që iu dha ish-agjentit të FBI.
Sipas informacionit, vendimi është zhdukur para muajit gusht 2023, por pa përcaktuar nëse e ka zhdukur ish-Prefekti Ali Hallaçi, i cili ishte në detyrë deri më 19 korrik, apo zëvendësi i tij Albert Halilaj, i cili ishte në detyrë deri më 13 shtator e më 24 shtator u zgjodh Kryetar Bashkie.
Me zhdukjen e këtij vendimi, nuk harrohet karagjozllëku që bëri krye bashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi e Prefekti i Kukësit, por nuk pastrohen as pisllëqet që kanë bërë Babloku, Dorian Duçka e sekseri tropojan Agron Nezaj me ‘Charlin’ e tyre./Pamfleti
Lini një Përgjigje