TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë14 Tetor 2023, 16:26

Kush i ka fshirë emrat e 4 Klaneve Mafioze në regjistrin e ambasadorit Donald Lu!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Kush i ka fshirë emrat e 4 Klaneve Mafioze në regjistrin e ambasadorit
Donald Lu /

Ne mbajmë në memorie regjistrin e çdo ambasadori, se kjo është puna jonë...

Edi Rama është edhe miku edhe rreziku i amerikanëve, është edhe kryeministri edhe krye hajduti ynë, edhe fukarai nga të ardhurat, edhe lordi nga pasuritë.

Kur s’ka siguri Babloku, nuk kanë faj të tjerët.

Ja, ca prokurorë të korruptuar ndihen të kërcënuar nga mafia. Edhe këta, njëlloj si mafiozët, janë emra publikë, kanë pasuri të mëdha e nevojë për mbështetje, se njerëz janë tek e fundit.

Shqetësimi i tyre, në pak minuta, bëhet kokë lajmi nga zyrat e shtypit të ambasadës amerikane.

Me mend në kokë, duhet t’i vëmë gishtin kokës, se mos po na fluturon ndonjë kokë prokurori, gjykatësi, qeveritari apo non-grate, nëpër tubat e ajrit të Charles McGonigalit, e ashtu, mos qoftë e largët dita, edhe sekretet e valixhes diplomatike, do të hapeshin me çelësin e ndryshkur të Altin Dumanit.

Por kjo s’mund të ndodhë, se Altini na është bërë si Pitkini.

Kulti i Altinit tonë, u ngri në telenovelat me dosje korrupsioni, sa londinezi   Norman Wisdom ende ngelet aktor fëmijësh, edhe pse luajti, ‘Pitkini në spital’, ‘Pitkini ushtar’, ‘Shpengimi Shawshank’, ‘Gjenerali’, ‘Shpëtimi i privatit Ryan’, etj.

Një tip komediani i famshëm, ngjan sot edhe ambasadori Donald Lu, që dilte nëpër fshat e përqeshte 4 Klanet Mafioze dhe 20 familjet kriminale që ishin futur në lotarinë amerikane “kush vjedh më shumë”.

Prandaj as përbën lajm, as i dhimsen kujt hajdutët.

Ata, le të kërkojnë mbështetje në ambasadë, por ne jemi mësuar me komedinë e tyre, duke i duartrokitur sa herë sakatohen në ndarje të plaçkës.

Spektatorët, të plaçkiturit, ata që kanë provuar shansin në lotarinë amerikane, e që janë mbi 80% e shqiptarëve, fatkeqësisht janë në të njëjtën tavolinë me kriminelët, të cilëve, pa u marrë leje, ka filluar t’u bëjë apelin për në burg, media që nuk shitet.

Të ketë gdhendur Donal Lu mbi akull, nuk mund ta themi. 

Termat delikate janë makth nën shtresën e ideve dhe mbi lëkurën e më të pasurve.

Gjykimi i komplikuar, nuk i ekuilibron dot talentet e Sali Berishës, Ilir Metës, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, që edhe shtyjnë njëri-tjetrin mbi akullnajat gjysmë të shkrira, edhe ecin më shpejt, se janë gjeneralë të rrëmujave e tensioneve sociale.

Këtej ku çdo gjë është në shitje, nuk është dhe aq e shëmtuar karikatura e sajuar me art, në harmoni me llogaritë fundore, të dalë ku të dalë, t’u thyejmë teleskopin gazetarëve anti mafie, e të montojmë mikroskopin në çdo dozë presioni për transparencë pasurie.

Tek ndarja e pasurive dhe gjobat ndihen keq prokurorët.

Të shkretët, sapo mafia u jep ç’duan këta, u kërkon ç’duan ata.

Kjo po, është e drejtë e thyer.   

E kush më me kompetencë se SPAK-u duhet të shkelë mbi alternativat?!

Babloku nuk mban përgjegjësi, se dihet, është i papërgjegjshëm edhe për detyrimet kushtetuese, edhe për spekulimet me taksat tona që i shpërdoron deri me agjentë të FBI-së.

Në një pasqyrë të gërvishtur nga mëkatet, kjo është forma më elegante, 4 Klanet Mafioze të ankohen, madje edhe të qajnë në ambasadën amerikane, se media që nuk shitet, u përmend emrat!

Po skandali më i madh nuk është ky.

Ne mbajmë në memorie regjistrin e çdo ambasadori, se kjo është puna jonë.

Shqetësimi që ngremë sot, është se ambasadën amerikane, patronazhistët e Edi Ramës e kanë bërë si ministrinë e Frida Krifcës, shkruajnë e fshijnë si mbi letra, historikun e mafies së fshatit.

Me po të madhe, ka ngjarë mrekullia e panjohur deri sot.

Dikush ka fshirë emrat e 4 Klaneve Mafioze në regjistrin e ambasadorit Donald Lu!/Pamfleti

donald lu 4 klane mafioze

Lini një Përgjigje