TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Tetor 2023, 10:28

Strucët e SPAK-ut dhe thupra e Yuri Kim

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Strucët e SPAK-ut dhe thupra e Yuri Kim
Katër muskëtjerët e SPAK /

Dosjet në SPAK janë të hapura për mafiozët, që vetëm ndërrojnë portat e pushtetit prej 32 vitesh e zihen kush vjedh më shumë.

Meqë kanë efektin e lojës ‘domino’, edhe Altin Dumani, njëlloj si paraardhësit e tij, ua ka gjetur dermanin lëvizjeve dredharake. I vendos “gurët” e dominosë kthesa- kthesa, për të mos përfunduar asnjë lojë drejt, si me thënë, me gur tek koka e korrupsionit.

Atje rri gjithmonë kryeministri.

Afër tij, të gjithë bëhen strucë.

E fshehin kokën nëpër korrupsion dhe nuk dëgjojnë as fshatarët që i shajnë deri në shtatë brezni, ikni hajdutë, poshtë SPAK-u, duam gjënë e vjedhur; as fisklat që hanë në prapanicë nga presioni i ndërkombëtarëve, që falë Zotit, i ndjejnë më shumë të dobëtit.

Edhe kjo ka shpjegimin e vet, sëmundjet gjithmonë sulmojnë trupat e ligsht.

Diku në një monopol informacioni, andej ku e kishin bërë baltë si derrat, vetë shefi i FBI-së Charles McGonigal, me dorën vetë Edi Rama, se Gonin e kishte të vetin, Yuri Kim këputi një thupër thane, dhe pasi ja skuqi prapanicën Bablokut, u arrit të nënshkruhet një tip vullnetarizmi deklarativ, se Altin Dumani do të ishte Demi amerikan që do ja ***  nënën Mafies.

Po nëna e të këqijave janë ata që mbajmë për më të mirët.

Kështu u është regjur lëkura skllevërve të fshatit.

Në çdo kënd të trapezit, trapat e pushtetit, mbajnë brinjë paralele, por të kundërta në pasuri.

Fusha ajo është, të kapin ç’të kapin gërdallat, pastaj të fshehin kokën në gërmadhat e trashëguara, edhe nëse turinjtë i rrasin në hale.

SPAK- qelb gjithandej.

Mban erë pasuri të pa justifikuara. Arben Kraja me vilë sa ajo e Shkëlzen Berishës, nuk mund të jetë Shqiponja që fluturon krah Altin Dumanit përmbi inceneratorë, investime të pa investuara, Gjirin e Lalzit e Kodrën e Diellit, as Dielli që ngroh andej ku shihen apo fshihen pasuritë tona.

Kemi skenar sfidues.

Përditë mësojnë njëri-tjetrin mirë, si të mos e pësojnë keq.

Mafiozi është imazhi publik i një përkushtimi substancial dhe solidar, kundër drejtësisë dhe vullnetit të fermentuar në kazanin e fshatit.

Po ç’do të ndodhë, pyet ti që të zien edhe koka si kazan rakie?!

Përgjigjen e kemi si gjithmonë, të kuptueshme.

Konspiracionet dhe transaksionet politike e diplomatike, janë kapituj të dështuar në këtë epokë, ku republikanët e Shtëpisë së Bardhë, janë rrugës për të çelur çdo labirinth të errët të Ballkanit.

Pra, këtë vjeshtë, sytë mbajini nga Strucët e SPAK-ut dhe thupra e Yuri Kim./Pamfleti

strucët e spak thupra e yuri kim

Lini një Përgjigje