Sheiku i Surrelit nxjerrë në “skadencë” FBI-në Amerikane e fut në treg miqësinë europiane!
Çfarë tjetër, përveçse një mbeturinë skarco, është sot ish kreu i FBI-së për New Yorkun, Charles McGonigal?
E rriti financiarisht dhe e fundosi ç’njerëzisht Babloku.
Se ka ngjarë kjo e pa dëgjuar kaq e rrezikshme për fatet e demokracisë dhe lirive njerëzore, aventura kriminale e Edi Ramës, nuk është aspak komode, edhe pse familja kryeministrore vazhdon trashë pasuritë dhe bizneset e pista e sajon dallgë aq të larta, sa ende nuk i afrohen dot luftë anijet me flamur amerikan të Altin Dumanit.
Suksesi qesharak i liderëve të BE-së në Samitin e Procesit të Berlinit, brenda kontureve të trilleve me fjalime shumë ngjyrëshe, nuk e zbukuron fare lëkurën e lagur nga skandalet e mikut më të afërt të tij, që i qëllon të jetë, armiku më i famshëm i drejtësisë amerikane.
McGonigal është liruar nga pendimi, Edi Rama ende në duart e krimit.
I pari, ka hapur thesin e sekreteve për pak mëshirë; i dyti, ka hapur valixhet e dollarëve të krimit, për të vendosur mbi lëkurën e tij, një tjetër shtresë.
Shtresat e pasurive të familjes kryeministrore, i gjejmë në skandalet që ngatërrohen rrugës së tyre e rreshtave tanë çdo ditë. Tek AbiBank, Parajsat Fiskale, lojrat e fatit të vëlla Olsit, transfertat në Amerikë, Rusi e gjithandej, ku interesat e tij thyejnë tregun për rekrutim agjentësh të FBI-së, e deri tek zemrekët politik e diplomatik të BE-së.
Manipulimi mediokër nuk shkrihet dot, në ujin që avullon.
Serioziteti i kursyer, nëse themi se paraja nuk blen gjithçka, nuk i shkon për shtat seriozitetit në rrezik të komunitetit të zemëruar nga vonesa e ambasadorit të ri amerikan, si një mëkat i pranueshëm për fuqizimin e Mafias dhe presionit të Bablokut mbi shqiptarët, edhe përmes fijeve të tij brenda ambasadës, ose figurativisht, nga Deti ku lundrojnë zyrtarët milionerë.
Ne që qëllojmë në plagë milionerët, nuk themi se veprojmë më keq se ata që u mjekojnë të çarat e qelbëzuara me paketat e ndihmës së shpejtë, me ndikimin dhe ndjesinë e mëkatarëve që po, edhe kanë të drejtë të kujdesen për veten.
Normalisht që çdo shërbim paguhet.
Sa kohë korrupsioni made in Albania, ka mbushur me para krimi gjithë hapësirat e dyshimta, për t’ju shmangur episodeve si ai i dosjes McGonigal-Edi Rama, le të ndjekim serialin, Sheiku i Surrelit nxjerrë në “skadencë” FBI-në Amerikane e fut në treg miqësinë europiane!/Pamfleti
Lini një Përgjigje