
Rama vijoi me avazin e vjetër se ai nuk ka përgjegjësi politike. Sipas tij, secili që ka abuzuar duhet që të mbajë përgjegjësi personale.
Kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar edhe një herë të vetët se nëse i kanë ngrënë kumbulla pas shpine do të kenë punë me SPAK.
Ai foli sot në një intervistë për hetimet ndaj Arben Ahmetajt dhe ndaj ish-ministrave të tjerë. Rama vijon të këmbëngulë se nuk ka përgjegjësi, teksa i hapi derën SPAK-ut që t’i godasë të gjithë që kanë punuar pas shpinës së tij.
“Ka filluar të funksionojë drejtësia. Ku është Ahmetaj? Nuk kam dijeni. Kam komunikur shumë kohë më para me të. Çfarë të kam thënë ta them prap. 100 herë. Aferat nuk janë pjesë e planit të punës, nuk janë pjesë e përbashkët, nuk janë pjesë e mundit që u bë dhe nuk janë aferat që pastrojnë Tiranën. Është ajo gjëja atje. Kur me një punë të përbashkët dikush apo disa duan të bëjnë një rrugë e dy punë rrugët ndahen. Ata nuk kanë më punë te rruga e përbashkët. Me aferat korruptive brenda asaj pune, po merret një organ që e kemi krijuar për këtë punë. Për çfarë të jem i nervozuar me SPAK? Unë jam mbrojtësi dhe frymëzuesi i SPAK që t’i nxjerrë ujin e zi çdo gjëje që ka marrë padrejtësisht ujin e shqiptarëve”, tha ai në “Opinion”.
Më tej Rama vijoi me avazin e vjetër se ai nuk ka përgjegjësi politike. Sipas tij, secili që ka abuzuar duhet që të mbajë përgjegjësi personale.
“E para e punës një herë, ky është viti i 10 dhe flasim për ish-ministra të shumë viteve më parë. Dhe mund të flasim dhe për ministra të vitit që vjen. Ajo që po të them është diçka shumë e rëndësishme dhe e habitshme në fakt. Se si kjo, e cila është arritje e jashtëzakonshme për historinë e këtij vendi që më në fund 100 e kusur vite njerëzit e pushtetit, nuk janë të paarritshëm nga drejtësia, konsiderohet përgjegjësi. Përgjegjësia ime është ajo që e kam marrë që ditën e parë. Përgjegjësia ime është kjo që unë bashkë me të tjerët, se di sa e madhe është PS, këta janë një pjesë shumë e vogël e atyre që kanë qenë. Përgjegjësi është t’i krijojmë mundësinë këtij populli që mos ketë vetëm qeveri dhe njerëz në pushtet dhe mes tyre e popullit s’ka asgjë. Por të jetë në mes drejtësia”, theksoi Rama në "Opinion".
Kryeministri u pyet nga moderatori nëse ka dhe ai frikë nga SPAK, teksa tha: “Pse të kem fikë. Frikë nuk duhet të ketë ai që ka firmosur apo firmos. Por ai që tradhton ata që i kanë dhënë pushtetin e firmës. Se të gjithë firmosin. Për sa kohë ti nuk i tradhton ata që të kanë votuar. Nuk e përdor dorën që me firmën tënde të fusësh mënjanë të mira materiale dhe të bësh pasuri të paligjshme pse të kesh frikë”.
Lini një Përgjigje