SPAK-u ja theu “arrat” në kokë Ilirit, ndaj nuk e hapi gojën fare kur e liruan në pritje të fletë arrestit...
Trimëria dhe hajdutët nuk jetojnë për gjatë bashkë. Sapo hajdutëve ua heq karrigen, bëhen aq të vegjël, aq frikacakë, fshehin brirët e djallit dhe shndërrohen në qengja që vrapojnë si të pafajshëm të pinë gjinjtë e nënës.
Sali Berisha, që po prinë si gjithmonë i pari, edhe drejt burgut, e ka futur kokën në gjoks të Partisë Demokratike e nuk ndahet prej saj pa e lidhur me pranga.
I dyti hajdut i madh, Ilir Meta nuk është aq i lirë ta fsheh kokën në gji të partisë, pasi ka frikë se Altin Dumani i mjelë qumështin në Gji të Lalzit dhe ngado nëpër gjoksin e nënës Shqipëri, ku Likja ka pasuri në emra të miqve.
Pasuritë e shumta nëpër plazhe e male, qytete e qyteza, e lidhin Liken në hu, e nuk mund t’ia mbathë.
Mos ndarja me pasuritë është guximshme, kurse ndarja me trimërinë është po aq e dhimbshme, sa edhe dobësia e të dobëtëve, për t’u ndeshur me fuqinë e tyre kur ishin trima.
Ilir Meta i sotëm, nuk është as i djeshmi, as i nesërmi.
Sot dëshmon të djeshmen, eviton evidencat, nesër do mbledhë nga burgu devizat, pagesat e merituara nga tepricat që do i lërë SPAK-u pa konfiskuar, gjithmonë nëse lista e pasurive nuk është para përcaktuar nga FBI, që e kemi prej kohësh këtu e aty, kudo hajdutët kanë vlerat e veprat.
Veprimet e pozicionuara nëpër privilegje të manipulimit mediatik, me heshtjen totale të zërit të diplomatëve, vlerësohen si guri që t’i thyen arrat në kokë.
Këtë bëri SPAK-u me Liken, ja theu “arrat” në kokë, ndaj nuk hapi gojën fare kur e liruan në pritje të fletë arrestit, sa gjithë fshati u bind se nuk paska qenë trim Ilir Meta, po shkon në burg si frikacak./Pamfleti
Lini një Përgjigje