TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 7 Nëntor 2023, 09:21

‘Sampistët’ e Saliut dhe ‘Lolot’ e Linditës

Shkruar nga Sokol Pepushaj
‘Sampistët’ e Saliut dhe ‘Lolot’ e Linditës
Lindita Nikolla dhe Sali Berisha /

 Edi Ramës i janë ngritur përpjetë qimet e mjekrës, pasi ata të SPAK-ut po kontrollojnë nëpër leshin e Rakip Sulit, Frida Krifcës, Olta Xhaçkës, Ilir Beqjas e shumë leshtorëve të pushtetit, parazitët që kanë thithur gjak në pasuritë publike...  

Sampistët e Saliut janë deputetë, gardistët e Gardës lolo të Lindita Nikollës, ndaj nuk kemi as grisje pantallonash, as shkulje flokësh, as gërvishtje të stabilitetit të situatës.

Kur Flamur Noka sulmoi Kuvendin nga prapa, kërceu si gjel mbi kangjellat e sokakut e hyri si maçok nëpër zgavrat e dritareve, oficerët e Gardës së  Republikës, u lëshuan si qentë në zinxhirë, tek dera me hekur e godinës.

Dera ka dry, se ka rregulla në vetëpastrimin e leshit të korrupsionit.

Edi Ramës i janë ngritur përpjetë qimet e mjekrës, pasi ata të SPAK-ut po kontrollojnë nëpër leshin e Rakip Sulit, Frida Krifcës, Olta Xhaçkës, Ilir Beqjas e shumë leshtorëve të pushtetit, parazitët që kanë thithur gjak në pasuritë publike.    

Në këtë kënd vështrim, nuk ka asnjë gabim.

S’ka pra përplasje, as mund të lind një formë e re opozitare me aktorë të vjetër. As vështrimi i shumicës parlamentare, që i inkurajon deputetët të thyejnë karrige e dritare, nuk lëshohet andej ku kërkohet efektivitet me intensitet.

Spektakli spërkat me dyshime të forta, sigurinë e spekulimit nëpër marrëdhëniet e vështira të kastës sunduese me drejtësinë sfiduese.  

Shpërdorimi me ngut i shpërfytyrimit politik, deri në shpërthim të sforcuar, për kërcënim të kohës që kërkon ndëshkim e vëmendje nga perëndimorët, për fat të mirë, po shkon keq.

Heshtja e trupave diplomatike, në atmosferën e tensioneve, ndërkohë që Shqipëria po kthehet edhe në kamp refugjatësh arab, shihet me sy të keq si nga Babloku ashtu edhe nga Saliu, sa kohë andej nga rruga e Elbasanit nuk ngjit fare postulati “Vetëm përpara, asnjëherë mbrapa”.

E shkuara po u ha kokën këtyre, ndaj sot e gjithë ditën, Sampistët e Saliut bëjnë spektakël antiamerikan me Lolot e Linditës, që në fund të ditës, duhet të kthejnë gjënë e vjedhur./Pamfleti

sampistët e saliut lolot e linditës

Lini një Përgjigje