E vërteta e sotme, se dhëndri i Saliut, Jamarbër Malltezi është më i pasur se vëlla Olsi, besohet vetëm për aq kohë sa nuk të ka ardhur ende koha...
Edhe pse FBI, nuk ja grabit pushtetin Edi Ramës, sa kohë ky ka terren të grabisë pasuritë, votat, dëshmitë, nevojat dhe përvojat e fundit të pashmagshme , provat i ruan për kur të mos jesh “burrë shteti”, si me Saliun kur kishte karrigen.
Pushtetet e ndërtuara mbi fantazi dhe pasuritë mbi varfëri, kanë fund të zi.
Manipulimi i skllevërve, nuk do të ketë sukses, sapo të hapet perdja e trashë e skenës.
Edhe Saliut, sapo ju hap skena dhe ju zbulua skema, ju rrëzua skela, e pa pushtet, para shqiptarëve u shfaq skelet.
Kohëve të lavdishme, kur kishe grabitur vetë kreun e FBI-së Charles McGonigal dhe i kërceve në “samar”, ish kryeministrit britanik Tony Blair, i mbylle Albin Kurtit sytë, me duart që kishin vjedhur pasuritë e këtij populli.
E vërteta e sotme, se dhëndri i Saliut, Jamarbër Malltezi është më i pasur se vëlla Olsi, besohet vetëm për aq kohë sa nuk të ka ardhur ende koha, që po, po vjen, të hapet edhe gjysma tjetër e perdes.
Atë çast Edi, a e di se do të shlyhet ngjyra mavi e do të bëhesh Sali?
Jezu Krishti i besimit të kombit tonë, është drejtësia, që besohet se është ngjallur, ditën e bekuar që Saliu vdiq.
Tërheqja drejt ‘vdekjes’ e kryeministrit tonë, nuk është vetëm Charles McGonigal, Parajsat Fiskale, lojërat e fatit e lojëra të tjera të rënda, por edhe fati që ende jeton në koshat e plehrave të inceneratorëve e strategjitë e investitorëve strategjikë.
Provat e dëshmitë, që u detyrohen pasqyrave të dëshpërimit, kanë shpërthyer dyert e shpëtimit të shpresave të sikletshme, që sot i tollovisim në pyetjen pikante, Edi, a e di, se FBI, di gjithçka për ty e shpejt do bëhesh Sali?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje