TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 6 Nëntor 2023, 09:48

“Vritet” Sali Berisha; atentatori i sëmurë mendor

Shkruar nga Sokol Pepushaj
“Vritet” Sali Berisha; atentatori i sëmurë mendor
Sali Berisha /

 

 Sali Berisha u “vra” sot, sapo doli nga selia e partisë

Atentatori nuk bëri asnjë lëvizje të largohet, pasi ishte i njohur jo vetëm i doktorit, por edhe i shoqëruesve të tij.

“Vrasësi”, trajtohet si i sëmurë mendor, por njihte mirë armët, se në kohën kur lideri i opozitës ishte President Republike, e kishte dekoruar me “Urdhër Trimërie” dhe kishte punësuar për disa vjet si specialist në Policisë Kriminale.

Fati i zi, që mbi 90 për qind të lajmeve nuk i kemi të vërteta, qëllon kësaj here si ‘qorri në shenjë’, dhe gënjeshtrën e bën të bardhë.

Për të çliruar spekulimet nga prangat e propagandës, vërtetë një i sëmur mendor, i doli në rrugë Saliut për ta vrarë me një pistoletë çakmak, sa për të ndezur lajme nëpër forumet e formaliteteve futuriste e për t’u hequr trurin ndërkombëtarëve, që të mos nxjerrin zë, as kur Parlamenti shkel Kushtetutën e ironizon ngritjen e grupeve parlamentare, për korrupsionin që është shtrirë si lopë në lëndinë.

Pra, Sali Berisha, legjenda e demokratëve, është shëndosh si kokrra e mollës.

Po nëse e zëmë se lajmi sensacional dhe dezinformues, do mbulonte qiellin mediatik me re, që edhe sjellin shi, edhe nuk sjellin, si në vrasjet e vërteta kur gënjehet, se nuk janë vrarë demokracia, liria, ekonomia, opozita, fjala, e djeshmja dhe e sotmja, dhe asnjëherë nuk kërkohet ndjesë, çfarë do ndodhte?

Sali Berisha, sapo do dëgjonte lajmin se është vrarë, do të qeshte. Nuk do të kërkonte ndëshkim, sepse në qeverisjen e tij të dytë, pasi në të parën bëri kërdinë mbi shtypin, i hapi hapësirat deri në infinit që asnjë gazetar të mos paditet në gjykatë, i bindur se mes gënjeshtrave, fshihen më lehtë të vërtetat për krimin dhe korrupsionin.

Po Edi Rama, si do të sillej, pasi media dihet, do shtrembëronte të vërtetën, cilado të ishte?

Trishtim dhe tronditje do pësonte Babloku.

Furtuna në polici do shpërthente e fortë, pasi kurioziteti pse e mban ende pushtetin ky tipi hajdut dhe antiamerikan, do jepte shpirt atë çast.

Shpirti i keq i Edi Ramës jeton sa të jetë mirë Saliu.

Edhe spekulantët e famshëm do stepeshin.

Thesi i transparencës do të çelej para se është parashkruar.

Do çmontohej çudia me heshtjen e plotë diplomatike, nën shpatullën e hijes së rëndë të dritës, se pse deri sot nuk kemi asnjë qëndrim për asnjë krim të qeverisë.

Koktejet e qëndrimeve ekzotike, shijohen edhe për shkakun se gjysma e shkrimit tonë sot, synon të qëllojë jo Sali Berishën, por median që spekulon me të vërtetën, sikur Saliu dhe Edi nuk janë bashkë, nuk vjedhin bashkë, nuk ecin bashkë dhe nuk do të ikin bashkë./Pamfleti

sali berisha atentatori i sëmurë mendor

Lini një Përgjigje