Anulimi i mbledhjes së Këshillit të Integrimit, ku do të ishin prezent përfaqësues të trupave diplomatike, shpërndan mesazhe të forta, se ndërkombëtarët e vlerësojnë të rrëshqitshme fushën ku kombinohen konflikte nga pakica e egër dhe shumica e egërsuar...
Hajdutët kanë lidhur besë, si dikur komunistët: “Një për të gjithë e të gjithë për një”.
Fjala vjen, Olsi Rama, është njëri ndër ‘peshqit e mëdhenj’ që nuk prek as grepi i Opozitës, se këta janë specialistë të mashtrimit të ndërkombëtarëve e manipulimit të fshatarëve.
Ilir Meta, nuk ja zë emrin me gojë Olsit; Sali Berisha radhë herë e gjuan me një “guralec” të lehtë, sa për të çuar pluhur para SPAK-ut dhe Bablokut, se jam këtu t’ju mbroj e t’ju sulmoj, me algoritmet e simfonisë së dytë, të shkruar në shekullin e dytë të pushtetit të tij; “Kush e do dollarin pa djersë, duhet të djersitë kundër Amerikës”, deri në grevë urie.
Skicat e kompozimit me mafie, kanë hyrë në sistem të kohës moderne, sa as tingujt e ish kreut të FBI-së McGonigal, të krijuar nga frymëzimi i dytë i Saliut të Tretë, për Edi Ramën e fundit, janë shkruar të mos e zgjojnë Altin Dumanin nga gjumi mbi dosjet familjes kryeministrore, se ra njëri, bien të gjithë dhe të zgjidhë gjuhën e diplomatëve, për t’u shkuar tek koka hajdutëve.
Se ju e mbani mënd, në shekullin e kaluar, më 1997, që i bie të ishte shekulli i parë i kompozimit të Saliut, dhanë jetën 3000 shqiptarë, duke ndjekur paratë që u mbuluan me mister në firmat piramidale, sa u largua nën terror ambasada amerikane dhe u trondit vendi.
Të tronditur nga zelli i zemërimit fshatar, mafia ka misionin t’i dalë Amerikës përballë.
Për herë të parë, të gjithë ishin dakord të thyhen karriget në Parlament, t’i hapin portat e konflikteve me grushte e shkelma, të shahen me fjalë të ndyra, të shfaqen si etnitete që kërkojnë rrugë me tabela gjoja “proamerikane”, të dalin nga salltanetet që nuk i kanë dashur, por ua ka ofruar me pahir sistemi.
Anulimi i mbledhjes së Këshillit të Integrimit, ku do të ishin prezent përfaqësues të trupave diplomatike, shpërndan mesazhe të forta, se ndërkombëtarët e vlerësojnë të rrëshqitshme fushën ku kombinohen konflikte nga pakica e egër dhe shumica e egërsuar.
Këta janë mistrecë, gjuajnë gurin e fshehin dorën...
Se nuk qëllon në shenjë asnjëri, prapë faji është i sistemit.
Goditjet në shtyllën kurrizore të mafies, nuk do rrëzonte vetëm Qeverinë, por do mbushte burgjet me zyrtarë të 32 viteve të fundit dhe arkën e shtetit me para lojërash të rrezikshme.
Rreziku se disa mafiozëve pas hekurave, Altin Dumani u ka marrë vetëm ca karamele, rezervon vende bosh për ide më të shëndetshme, për të kthyer mbrapsht xhepat e boshatisur, dhe mbarë realitetin që fsheh ekskluzivitetin.
Funksionon apo jo, situata s’mund të jetë për gjatë kjo që është.
Mbushja me sfungjer e akuzave, dhe përmbushja me indiferencë e qasjes drejt theqafjes, janë mbi peshë në supet e aftësisë për të vrarë drejtësinë.
Gjendja e mjeruar e ish kreut të FBI-së, shpërndan aromë ngjarjesh të tharta, grushte kokës kryeministrit e shkelma në stomak shumë të tjerëve, prandaj edhe besojmë se qëllojmë atje ku i dhëmb mafies, kur luajmë në tastierë Simfoninë e dytë të Saliut të tretë, në dosjen Edi Rama-McGonigal./Pamfleti
Lini një Përgjigje