TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2026, 14:55

Alarm në Dibër, ujërat e zeza përzihen me ujin e pijshëm, banorët: Po helmohemi!

Shkruar nga Pamfleti

Alarm në Dibër, ujërat e zeza përzihen me ujin e

Banorët e fshatit Burim në Maqellarë po përballen me një situatë shqetësuese, pasi mungesa e rrjetit të kanalizimeve ka bërë që ujërat e zeza të dalin në sipërfaqe dhe të rrezikojnë ndotjen e ujit të pijshëm.

Sipas banorëve, ata furnizohen me ujë nga puset që kanë hapur në oborret e banesave, ndërsa frika më e madhe është se këto ujëra mund të kontaminohen nga ndotjet që po përhapen në zonë.

Ata shprehen se prej vitesh kanë kërkuar ndërhyrje nga pushteti vendor për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, por deri më tani problemi nuk ka marrë zgjidhje.

"Po helmohemi çdo ditë. Ujërat e zeza po përzihen me ujin që pimë. Kemi vite që kërkojmë kanalizime, por askush nuk merr masa”, thonë banorët e zonës.

Situata rëndohet edhe më shumë gjatë ditëve të nxehta të verës, kur era e rëndë nga ujërat e ndotura përhapet në të gjithë zonën. Banorët thonë se jetojnë mes frikës së përhapjes së infeksioneve apo epidemive të mundshme.

banorët maqellarë ujerat e zeza ndotje

Lini një Përgjigje