
Avokati Sokol Hazizaj, ka folut për çështjen e inceneratorëve.
Gjatë bisedës në studion e "Frontline", ai theksoi si shumë të rëndësishëm faktin për të ndërmarrë nisma ligjore për të ndarë përgjegjësitë, nga ajo individuale dhe kolektive.
Sipas tij në rastin e inceneratorëve hallka më e fortë që duhej shqyrtuar ka qenë ai që e ka projektuar, Këshilli i Ministrive.
I ndalur tek çështja e Arben Ahmetajt, avokati tha se në reagimin e tij ka pasur një mungesë të theksuar kulture juridike.
“Ka një mungesë kulture juridike formale e shpjeguese që të vjen keq që të kesh pasur një ministër të Republikës së Shqipërisë. Por organi i hetimit nuk duhet të abuzojë të dyshimit të arsyeshëm të kryerjen e korrupsionit. Ky dhe shokët e tij prunë stilin e të jetuarit nëpërmjet “Instagramit”, vilave e luksit. Këta prunë një format tjetër, duke ardhur nëpërmjet rolit të fasadës nuk menduan që gjithë kjo fasadë mund të binte mbi kokat e tyre. Ky guxim që merr organi i hetimit përse duhet përgëzuar, nuk ka ndodhur ndonjëherë që vetë mazhoranca të ketë çuar në akuzë zv.ministrin e saj, pra nuk ka ndodhur që të puthiten interesat e opozitës me interesat e kryeministrit. Por zgjedhjet që bën kryeministri ynë, të bashkëpunëtorëve të tij kanë qenë të pamaturuara, edhe jo të ligjshme. Fakti që dërgon ministrat e vet para organeve të drejtësisë për projekte të përbashkëta tregon mungesën e maturimit. Faji i vetëm i këtyre është që duke pasur vite në pushtet i kanë pasur të gjitha mundësitë ligjore për të bërë ndryshimet në ligjin për koncensionet, duhet të merreshin nismat ligjore për të ndarë përgjegjësinë individuale nga përgjegjësia kolektive. Hallka më e dobët në rastin e inceneratorit ka qenë Lefter Koka, Alqi Bllako e të tjerë dhe hallka më e fortë ka qenë ai që e ka projektuar që janë Këshilli i Ministrive, më pas Bashkitë më pas të gjitha me radhë. Ndaj domosdoshmërit duhej bërë ndryshimi i kuadrit ligjor, jo për të justifikuar veprimtarinë kriminale, por për të ndarë përgjegjësinë”, tha avokati Hazizaj.
Lini një Përgjigje