TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2023, 19:45

“Djegia e makinës shuan provat biologjike”, Karamuço për vrasjen e Lekstakajt: Policisë i mbeten dy rrugë për të zbardhur krimin

Shkruar nga Pamfleti

“Djegia e makinës shuan provat biologjike”, Karamuço

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço duke analizuar ngjarjen e djeshme ku mbeti i vrarë Nikolin Lekstakaj, tha se djegia e makinës nga autorët shuan provat dhe e vetmja mundësi që i mbetet organeve janë dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë.

Në një intervistë për “Abc news”, Karamuço tha se ai ende nuk është i bindur nëse kjo vrasje është kryer për hakmarrje dhe sipas tij policia duhet të ketë kujdes me dhënien e motiveve, pasi rrezikon të nxehë gjakrat mes fiseve edhe më shumë.

Ai tha se fillimisht duhet hetuar nëse ky person ka pasur konflikte të tjera me persona të tjerë, a ka qenë përfshirë në ngjarje të tjera dhe më pas të dilet në përfundim nëse kjo vrasje është bërë për hakmarrje apo jo.

Tani me djegien e makinës, provat biologjike shkojnë drejt pamundësisë për t’u identifikuar. Nuk e di se në çfarë përmasash është djegur makina. E vetmja gjë mbeten dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë. Mesa jam i informuar, kjo sagë është tanimë diku te 7-8 persona që kanë humbur jetën. Unë nuk jam i bindur që mund të jetë atentat për hakmarrje. Policia nuk duhet të nxitojë, sepse duke thënë për motive gjakmarrje rrezikon të nxehë gjakrat.

Duhet para a ka pasur konflikte të tjera ky person. Ka shumë arsye komplekse që duhen hetuar për të dalë në përfundimin nëse kjo vrasje është bërë për hakmarrje apo jo”, tha eksperti.

karamuço lekstakaj vrasja

Lini një Përgjigje