TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2023, 15:45

“Largimi masiv i mjekëve”, Spahiu: Evropa ka mungesa, po josh edhe profesionistët e fushave të tjera

Shkruar nga Pamfleti

“Largimi masiv i mjekëve”, Spahiu: Evropa ka mungesa, po josh

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se mjekët nuk janë profesionistët e vetëm që do të largohen nga vendi, ai paralajmëroi se edhe profesionistë të tjerë do të ikin drejt vendeve të Bashkimit Europian sepse në këto vende është rritur kërkesa.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se kriza e mjekëve nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Evropës, për këtë arsye sipas tij Evropa është në një luftë joshje me kushte dhe paga më të mira, për profesionet që ka mungesë.

Kriza e profesionistëve në sektorin e shëndetësisë ka përfshirë tashmë gjithë Europën. Në krizë për mjekë janë Italia, Gjermania, Spanja, Franca, Britania e Madhe. Spitalet e Europës i gjen me 10-20% mjekë vendas, janë mbushur me mjekë të ardhur nga Azia, nga Afrika, nga Europa Lindore, ky padyshim nuk është problem shqiptar dhe kush mendon që është problem shqiptar e ka shumë gabim. Sot Gjermania është në krizë më të madhe se Shqipëria për mungesë mjekësh dhe prandaj kanë joshur tregun e vendeve të varfra si Shqipëria apo si Azia, si Afrika, me paga të larta me qëllim që të përballojnë krizën e tyre”, u shpreh Spahiu.

spahiu mjekët evropa

Lini një Përgjigje