Biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto kërkon pafajësinë nga arratia pas akuzave për inceneratorin e Elbasanit.
Përmes avokatit të tij, Zoto, i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaçme për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.
Fillimisht avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zoto nga media dhe politika.
'Përfundimisht nuk guxoj të them që Klodian Zoto është burrë i mirë se nuk me ka lejuar media ta them diçka të tillë! Nuk kam asnjë shpresë për një gjykim të paanshme pasi është paragjykuar dosja pas publikimit mediatik. Për të njëjtën çështje ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë i hoqi imunitetin një deputeti dhe provat janë marrë të mirëqena nga Komisioni i Mandateve. Fajësia është shpallur publikisht. Të pandehurit nuk njihen me njeri tjetrin, Klodian Zoto përveçse Mirel Mërtirit që e ka patur bashkëpunëtor, nuk njihte njeri tjetër. Kush janë aktet që e bëjnë vendimin e koncesionit të paligjshëm? Vendimet janë ekzekutuar janë marrë me VKM. Pse na duhet t’i marrim leje SPAK për të ekzekutuar vendime tashmë?'- tha avokati Ardian Leka.
Ndërkohë seanca për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë për në datë 27 korrik ora 10:00. Gjatë seancës së kësaj të enjteje u lexua mbrojtja e avokatëve të Pëllumb Abeshit, Serafin Papës, Bardhyl Çabirit dhe e Zotos.
Në seancat e kaluara kanë lexuar mbrojtjen Alqi Bllako Lefter Koka dhe Jonida Zeqo.
Tashmë për seancën e radhës kanë mbetur vetëm mbrotja e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas.
Lini një Përgjigje