TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2023, 09:41

"Diploma peng për 5 vite", studentët e Mjekësisë nisin protestën para parlamentit

Shkruar nga Pamfleti

"Diploma peng për 5 vite", studentët e Mjekësisë

Një grup studentësh të Universitetit të Mjekësisë po protestojnë sot para Kuvendit, kundër projektligjit që i detyron ata për të punuar 5 vite në Shqipëri në mënyrë që të marrin diplomën.

"Anuloni projektligjin 0 kompromis!", u shprehën ata.

Studentët kanë firmosur një peticion nga të gjitha grupet e interesit dhe kërkojnë anulimin e projektligjit.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të vendosen përballë dy zgjedhjeve, ose të lidhin kontratë me shtetin për të dhënë kontributin në vendin e tyre ose të paguajnë deri në 14 fishin e tarifës aktuale.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka miratuar me 9 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim, projekt/ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë, dhe tashmë pritet votimi i tij në parlament.

Pas konsultimit tre javorsh në komisionet parlamentare të Edukimit dhe të Ligjeve, pritet që në seancën e 20 korrikut, të fundit për këtë legjislaturë, të miratohet drafti për studentët e mjekësisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri deri në 5 vite pas diplomimit. Ky është kusht i detyrueshëm për studentët që regjistrohen për herë të parë në Fakultetin e Mjekësisë vitin e ri akademik, ndërsa për studentet e viteve të dyta deri në të gjashta, detyrimi për të punuar është deri në 3 vite, ose mund të zgjedhin të paguajnë tarifën e studimit 13-14 herë më shumë nëse kundërshtojnë mbajtjen e diplomës pas përfundimit të shkollimit.

proteste studentet

Lini një Përgjigje