TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2023, 22:51

“As nuk ju pyesim fare”, publikohet videoja që nxjerr blof Evis Kushin për diplomat e studentëve të Mjekësisë

Shkruar nga Pamfleti

“As nuk ju pyesim fare”, publikohet videoja që nxjerr blof Evis

Një student i mjekësisë i ka vënë në dispozicion emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, një video nga takimi i tyre me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Pamjet filmike tregojnë çfarë nuk u transmetua nga takimi ku thuhej se studentët ranë dakord me projektligjin.

Një studente dëgjohet teksa thotë se presin përmirësim të kushteve të studimit, të punës dhe rritje të pagave.

Ju garantoj se shumica e studentëve nuk largohen sepse jashtë shtetit ka kafe, sheshe dhe rrugica më të bukura, por prej kushteve”, u shpreh një student tjetër.

Nëse ju nuk bini dakord, ne e marrim këtë vendim dhe nuk ju pyesim fare”, iu kthye Kushi studentëve në auditorin ku po mbahej takimi.

 

kushi studentet

Lini një Përgjigje