TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2023, 22:12

Karamuço “shkurorëzon çunat e Londrës”: ‘Mbretërit’ e shtëpive të barit në Angli janë vietnamezët

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço “shkurorëzon çunat e Londrës”:

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se anglezët na trajtojnë si vend të tretë, por megjithatë kanë shumë nevojë për emigrantët shqiptarë.

Në një intervistë për emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Karamuço shtoi se anglezët nuk i duan të huajt në vendin e tyre, por kriza e fuqisë punëtore i detyron ata të pranojnë emigrantë.

Tani e gjithë policia angleze duhet të jetë e armatosur. Policët janë bërë më agresivë. Arma do të thotë se je me agresiv. Anglezët nuk duan të huaj. Na trajtojnë si vend të tretë, si vend të pazhvilluar, nuk shkojnë deri në fyerje, por megjithatë ata kanë nevojë për ne. Kanë 100 mijë vende bosh për shoferë kamionësh”, tha ai.

Sa i takon fenomenit të shtëpive të barit, Karamuço thotë se nuk janë shqiptarët ata që e kanë krijuar këtë veprimtari, por vietnamezët. Ai tha se ata kanë sjellë fara droge, të cilat mbijnë edhe ambiente të mbyllura dhe janë kampionë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shtëpia e barit ka rënë si mit. Nuk jemi kampionë të shtëpive të barit. Unë kam pyetur, e ju thashë: Çfarë është kjo shtëpi bari se na keni atashuar me shtëpinë e barit? Më kanë thënë: jo më se keni ju, shtëpitë e barit në Angli i kanë krijuar vietnamezët, sepse ata sollën farat që mund të mbijnë në ambiente të mbyllura. Vietnamezët janë kampionët aty”, tha Karamuço

karamuço shtëpitë e barit Çunat e londrës

Lini një Përgjigje