TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2023, 20:21

Rama shkarkon nga detyra zv/ministrin e Kulturës dhe prefektin e Kukësit

Shkruar nga Pamfleti

Rama shkarkon nga detyra zv/ministrin e Kulturës dhe prefektin e

Këshilli i Ministrave ka bërë disa ndryshime ditën e sotme në ministrinë e Kulturës dhe në prefekturën e qarkut të Kukësit. Në vendimet e marra sot është shkarkuar nga detyra zëvendësministri i Kulturës Meri Kumbe dhe prefekti i Qarkut Kukës Ali Hallaçi, i cili u zëvendësua nga Albert Halila. Shkarkimi i tyre ka ardhur me propozimin e Kryeministrit.

Vendimi i Këshillit të ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Meri Kumbe, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT KUKËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

këshilli ministrave zv/ministri kulturës prefekti kukësit

Lini një Përgjigje