TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2023, 08:29

Zjarr në tarracën e Gjykatës së Lartë

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në tarracën e Gjykatës së Lartë

Një zjarr ka rënë në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 08:05 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

"Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

zjarr gjykata e larte tarrace

Lini një Përgjigje