TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2023, 16:03

Ekzekutimi i Lekstakajt në Lezhë, Spahiu: Përdorimi i Kanunit nga grupet kriminale po e bën të vështirë parandalimin e gjakmarrjes

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Lekstakajt në Lezhë, Spahiu: Përdorimi i Kanunit nga

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar ngjarjen e djeshme në Lezhë, ku dyshohet se për arsye gjakmarrje u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, 42-vjeçari Nikolin Lekstakaj tha se Kanuni tashmë po kombinohet me kodin e mafies.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se me sofistikimin e armatimeve dhe krimit, gjakmarrja tradicionale shqiptare e përfshirë dhe me familjet mafioze që ekzistojnë në Shqipëri dhe me vrasjet për trafikun e drogës apo të grupeve dhe vrasjeve me pagesë, ka vështirësuar luftën për parandalimin e gjakmarrjes në Shqipëri.

Tani e ka tejkaluar dhe është përfshirë me krimin modern, që është mafia dhe mafia në tërësinë e vet ka rregulla të gjakmarrjes gjithashtu, pra gjakmarrja tradicionale shqiptare e përfshirë dhe me familjet mafioze që ekzistojnë në Shqipëri dhe me vrasjet për trafikun e drogës apo të grupeve dhe vrasjeve me pagesë, atëherë kjo e 10-fishon vështirësinë e luftës për parandalimin e gjakmarrjes në Shqipëri.

Më përpara ka qenë shumë e thjeshtë, bashkoheshin dy fise dhe pleqtë e fshatit, burrat e moçëm, bindin dy familjet, të cilat vrasja e nipit që kishte ndodhur para 15 vjetësh për vijën e ujit që vadiste misrin, me kalimin e kohës nuk ja vlente të vazhdonin luftën mes tyre. Ndërkohë sot krimi dhe ashpërsia e mafies e cila godet me pagesë, me vrasje masive, tani është sofistikuar dhe armatimi. Nuk kemi më vrasje individuale, prandaj autoritetet shqiptare janë të papërgatitur për këtë fenomen, të përshkallëzimit të krimit në Shqipëri, të përzierjes së gjakmarrjes me Kodin e Mafies”, u shpreh Spahiu.

spahiu kanuni gjakmarrja

Lini një Përgjigje