TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2023, 19:19

“Parlamenti s’po bën politikë”, Frrok Çupi: Nëse SPAK nuk vepron, Kuvendi do të kthehet në Donbas

Shkruar nga Pamfleti

“Parlamenti s’po bën politikë”, Frrok Çupi:

Analisti Frrok Çupi duke komentuar debatet e sotme në Kuvend tha se të korruptuarit janë ata që bërtasin më shumë për korrupsionin, duke ju referuar këtu ish-kryministrit Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Meta.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se nëse drejtësia nuk do veprojë pa mëshirë ndaj të korruptuarve, po aq sa atyre të mazhorancës, parlamenti do të kthehet në “Donbas”, ku do të ketë vetëm konflikte.

Ne kemi probleme shumë të mëdha me shtetin, ka një korrupsion në shtetin tonë. Ka nisur me plot sukses akti politik mazhoritar ndaj korrupsionit ku qeveria distancohet nga korrupsioni, vihet para përgjegjësisë ligjore. Jam i sigurt që është një linjë e terë duke nisur nga Berisha, Meta, Bllako, Koka, që publiku i njeh si të korruptueshëm. Meta në prapaskenë, Berisha në sallën e Kuvendit. Sa herë që do përdoret korrupsioni, Berisha do jetë aty.

Nëse drejtësia nuk do të veprojë me kaq pa mëshirë, sa ndaj atyre të qeverisë, parlamenti do të jetë Donbas, do ketë konflikte pafund. Jemi në rrethana kur parlamenti nuk po bën poltikë”, tha ai.

Çupi kuvendi donbas

Lini një Përgjigje