
Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me ndryshimin që ju bë ditën e djeshme ligjin për Akademinë e Shkencave, nga deputetët e mazhorancës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Fuga tha se është vepruar me urgjencë për këtë ligj, për shkak se më 19 qershor, Akademia e Shencave duhet të hapte fushatën e zgjedhjeve të reja.
“Mendoj se ka një urgjencë dhe është vepruar me urgjencë për shkak se arsyeja e parë është se që me datën 19 qershor, Akademia e Shencave duhet të hapte fushatën e zgjedhjeve të reja. Mandati ka mbaruar që dje. Sipas statusit të Akademist 1 muaj para duhet të hapen zgjedhjet, por ato nuk janë hapur. Pra një institucion i cili funksionon nëpërmjet zgjedhjes me anë të votës, nuk hap zgjedhjet tregon se institucioni ka rënë në krizë”, tha ai.
Lini një Përgjigje