TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2026, 13:48

95 ton misër me Aflatoksinë zhduken nga magazina, Inspektori i Përgjithshëm: Është shitur

Shkruar nga Pamfleti

95 ton misër me Aflatoksinë zhduken nga magazina, Inspektori i

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka reaguar pas rastit të evidentuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Qarkun Shkodër, ku subjekti “MODI” sh.p.k. ka importuar rreth 104 ton misër rifuxho të kontaminuar me Aflatoksinë B1 mbi normat e lejuara.

Sipas tij, verifikimet kanë treguar se sasia ishte e përzier dhe pa gjurmueshmëri, ndërsa gjatë kontrollit fizik të datës 4 mars 2026 janë gjetur vetëm 9.5 ton, duke ngritur dyshime për lëvizje të paligjshme të produktit.

Sula theksoi se ekzistojnë indicie të forta që një pjesë e kësaj sasie mund të ketë përfunduar në treg. Ai iu referua të dhënave nga Tatimet, sipas të cilave subjekti ka tregtuar rreth 119 ton gjatë periudhës nëntor 2025 – shkurt 2026.

“Nga 104 ton të bllokuara, janë konstatuar vetëm 9.5 ton, gjendje në datë 04.03.2026. Kjo është objekt hetimi. Ka indicie të forta se ka dalë në treg. Sipas të dhënave nga Tatimet, subjekti ka tregtuar rreth 119 ton gjatë periudhës nëntor 2025 shkurt 2026.”, tha ai.

Sipas Sulës, ndaj subjektit janë konstatuar shkelje të rënda, përfshirë prishjen e shenjave të bllokimit dhe mungesën e gjurmueshmërisë së produktit. Ai bëri të ditur se AKU ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke bllokuar sasinë e mbetur, vendosur 5 gjoba, urdhëruar asgjësimin e produktit deri më 3 prill 2026 dhe referuar rastin në Prokurori për shkelje penale.

Paralelisht, po verifikohen edhe përgjegjësi institucionale për mosndalimin e ngarkesës në kufi. Sula sqaroi se rasti lidhet me ushqimin për kafshë dhe se deri më tani nuk ka prova për rrezik të drejtpërdrejtë për konsumatorët, por theksoi se institucionet kanë vepruar për të parandaluar çdo pasojë të mundshme.

 

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ehua, grunion u bluza, u be miell e buke, u poq e hengri populli e ka shkuar ne det e keta kerkojne miellin.

    Lini një Përgjigje