TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2026, 08:19

Tjetër skandal ushqimor në Tiranë, AKU bllokon 738 kg mish pule të rrezikshëm

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër skandal ushqimor në Tiranë, AKU bllokon 738 kg mish pule
Mishi i pulës i bllokuar nga AKU

Një tjetër rast shqetësues për sigurinë ushqimore është konstatuar në Tiranë, ku inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë ndërhyrë në një subjekt tregtar, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme mish pule.

Gjatë kontrollit në ambientet e biznesit KMY, u bllokuan 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, pasi u evidentuan shkelje serioze të standardeve higjieno-sanitare.

Sipas verifikimeve, mishi ishte trajtuar në kushte të papërshtatshme, duke u vendosur në tokë gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes. Po ashtu, produkti ruhej në një ambient ku u konstatuan myk dhe ndryshk, elementë që përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e konsumatorëve.

Autoritetet theksojnë se, në mungesë të ndërhyrjes në kohë, kjo sasi mund të kishte përfunduar në treg dhe të ishte konsumuar si produkt i sigurt.

Në përfundim të inspektimit, AKU Tiranë vendosi pezullimin e aktivitetit të subjektit deri në plotësimin e të gjitha kushteve ligjore. Ndërkohë, sasia prej 738 kilogramësh mish pule e sekuestruar do t’i nënshtrohet procesit të asgjësimit.

Tjetër skandal ushqimor në Tiranë, AKU bllokon 738 kg mish pule

Lini një Përgjigje