TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2026, 06:55

Reshje dhe shtrëngata, çfarë ndodh me motin gjatë ditës së martë

Shkruar nga Pamfleti

Reshje dhe shtrëngata, çfarë ndodh me motin gjatë

Temperaturat mbeten të ulëta në zonat malore

Shqipëria pritet të përfshihet nga reshje shiu gjatë ditës së martë, me intensitet të ndryshëm në qarqe të ndryshme.

Sipas IGJEO, reshjet më të konsiderueshme parashikohen në qarkun Shkodër, ku priten me intensitet mesatar, ndërsa në qarkun Kukës reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në qarqet e tjera të vendit priten reshje të dobëta, të cilat në disa zona do të shoqërohen me shtrëngata.

Reshje dhe shtrëngata, çfarë ndodh me motin gjatë

Në zonat veriore, lindore dhe juglindore, në lartësitë mbi 900 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formë dëbore. Sipas të dhënave, reshjet e dëborës do të jenë më të përqendruara në veri të vendit.

Reshje dhe shtrëngata, çfarë ndodh me motin gjatë

Sa i përket temperaturave, për ditën e martë parashikohet që vlerat minimale dhe maksimale të ajrit të variojnë sipas zonave.

Në bregdet temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 15 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 9 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore nga 4 deri në 10 gradë Celsius.

Reshje dhe shtrëngata, çfarë ndodh me motin gjatë

 

 

 

reshje moti parashikimi

Lini një Përgjigje