TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Gusht 2023, 22:40

“8 mijë faqe me përgjime”, gazetari paralajmëron shtator të nxehtë: Çështja McGonigal do të sjellë zhvillime të forta

Shkruar nga Pamfleti

“8 mijë faqe me përgjime”, gazetari paralajmëron

Gazetari Robert Papa tha se në shtator pritet të kemi zhvillime të forta të cilat kanë të bëjnë me përfshirjen e kryeministrit në çështjen McGonigal.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se emri i kryeministrit Edi Rama përmendet dosjen 8 mijë faqëshe të ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal.

Ai shtoi më tej se dosja në ngarkim të ish-agjentit e cila përmban 8 mijë faqe është e mbushur me përgjime dhe shumë gjëra pritet të zbulohen në gjyqin që pritet të nisë më 13 shtator.

Pritet gjyqi ndaj ish-agjentit të FBI.  Janë 20 mln-30 mln dollarë pagesa të ardhura nga Rusia, Kina, Ukraina. Presim 13 shtatorin, Rama ka imunitet, ai në Nju Jork nuk shkon dot kollaj, do shkojë Begaj në OKB jo ai. Janë 8 mijë faqe përgjime”, tha Papa.

mcgonigal shtatori

Lini një Përgjigje