TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Gusht 2023, 20:13

Lëvizja Bashkë sërish protestë kundër ndërtimit të ‘përbindëshit’ në mes të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizja Bashkë sërish protestë kundër ndërtimit

Aktivistë e Lëvizjes Bashkë dhe qytetarë kanë protestuar edhe ditën e sotme kundër ndërtimit të kullës 60 kate në territorin e lulishtes pas TKOB.

Ata akuzojnë qeverinë, bashkinë dhe opozitën për përfshirjen në këtë projekt që i merr kryeqytetit një tjetër hapësirë të gjelbër duke ndërtuar në mes të Tiranës një tjetër ‘përbindësh’.

Lëvizja Bashkë sërish protestë kundër ndërtimit

Leja e ndërtimit për këtë projekt qindra milionë euro është miratuar në mars të këtij viti, por vetëm në “përgjumjen” e gushtit kur njerëzit janë kryesisht me pushime dhe vëmendja publike është e ulur, u vendos që të nisnin punimet për këtë objekt tjetër që i merr frymën qendrës së Tiranës.



lëvizja bashkë protestë

Lini një Përgjigje