TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Gusht 2023, 13:19

SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, administratori i shtetit kërkon akoma para: Bashkitë na kanë borxhe!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, administratori i shtetit
Arjan Baçi

Arjan Baçi këtë të enjte është caktuar nga GJKKO si administratori shtetëror i inceneratorit të Tiranës, i sekuestruar nga SPAK.

Në një deklaratë për mediat, Baçi tha se ka qenë gjykata e cila e ka caktuar atë si administrator dhe pas këtij njoftimi, ai do të vazhdojë me punën në mënyrë që procesi i mbetjeve në këtë incenerator mos të ndërpritet.

Adimisnitratori ka thënë në një deklaratë për mediat se bashkitë e qarkut të Tiranës janë debitore dhe u ka dërguar shkresat ku i kërkon që të zbatojnë kontratën pasi nëse nuk do të ndodhte do të sillte kaos në mbledhjen e mbetjeve urbane.

“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësin e ministrisë së Brendshme. Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës. Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet”, u shpreh ai.

SPAK njoftoi me 1 gusht) se ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, për të cilën thekson se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë qenë pronaret “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

Sipas SPAK, Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë.

Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

arjan baçi incenreatori i tiranës

Lini një Përgjigje