
Pensionistët shqiptarë që jetojnë në Itali janë ngritur në protestë për ngadalësimin e procedurave për njohjen e pensioneve.
Pensionistët protestojnë para ambasadës italiane në Tiranë, ndërsa më pas do të shkojnë te kryeministria.
“Jetojmë me 15000 lekë dhe jetojmë në kushte të vështira. Kam 32 vite në Itali dhe aty kam vënë re humanizëm për këdo. Pyetje që i bëj vetes është Meloni çfarë është? Mjafton një firmë edhe mbaroi.”, tha pensionisti.
Një protestues tha se kishte dhënë një kontribut të rëndësishëm për Italinë pasi kishte punuar 30 vite në atë vend.
“Kam 30 vjet që punoj në Itali dhe kam dhënë kontribut të rëndësishëm në atë vend. Më takon, duhet të hipi shkallët për të nxjerrë bukën e gojës. Unë dua të me hedhin kontributet shqiptare dhe italiane, dua dinjitetin dhe djersën time.
Duam djersën, mundin, Të jeni të bindur se do e çojmë zërin tonë para parlamentit italian. Kam të drejtë të votoj në Itali po s’kam në Shqipëri? Po është turp more! Ju nuk doni more, se i blini këtu, ne nuk blihemi. Duam djersën, jemi këtu vetëm për pensionet këtu.", tha një protestues.
Një tjetër qytetar shprehet se kontributet shoqërore të shqiptarëve që kanë punuar në Itali nuk derdhen në llogaritë e tyre, gjë që është e turpshme sepse vetëm me pensionin e pjesshëm në Shqipëri, e ka të pamundur jetesën.
“Më kanë dhënë 10 mijë lekë pension, ndërkohë që për vete rritën rrogat. Po është turp more. Ne jemi të diskriminuar nga shteti ynë në radhë të parë dhe nga politikat e huaja. Jam Fatmir Shkoza. Jetoj në Gjermani te fëmijët tani, u bie më qafë se s’kam mundësi të jetoj këtu.”, deklaroi pensionisti.
Lini një Përgjigje