TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2023, 22:50

Afera me kullën në mes të Tiranës, Shkëlzen Berisha nuk mohon që jeton në vilën e Ilir Shtufit

Shkruar nga Pamfleti

Afera me kullën në mes të Tiranës, Shkëlzen Berisha nuk

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas shkrimit të gazetarit Mero Baze, i cili zbulonte se djali i ish kryeministrit banon në vilën e ndërtuesit të kullës 64 kate që po ngrihet në Tiranë dhe lidhjet e biznesit që kishte me të.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Shkëlzeni ka pranuar se banon me qira në vilën e Ilir Shtufit, për të cilën flitej në shkrimin e gazetarit Mero Baze, por ka hedhur poshtë pjesën tjetër të lidhjeve për të cilat ai akuzohet se ka me ndërtuesin e pallatit 64-katësh në Tiranë.

Ndër të tjera, djali i ish-kryeministrit ka paralajmëruar dhe një padi penale për të gjithë ata që sipas tij shpifin pa fakte.

“SHPIFJA - KULLA 100 KATESHE U BE QERA SHTEPIE Shpifja konsumon veten! Kjo u vërtetua edhe këto dite kur shpifja për financim kullash 100 katëshe e resortesh ne bregdet u kandis ne një qira shtëpie!

Qe kur jam kthyer ne Shqipëri para 17 vjetësh kam zgjedhur te jetoj gjithmonë me qira! Pergjate gjithë këtyre viteve, ku kam ndërruar tre here banese, njëlloj si shumica e qiramarrësve përveç qerase nuk kam pasur asnjë marrëdhënie pune me qiradhënësit!

Përgjegjësia e qiramarrësit është te paguaje qiranë jo te kontrolloje punët, financat dhe bizneset e qiradhënësit.

E njëjta gjë vlen dhe për banesën aktuale dhe pronarin e saj! Përtej tentativës qe nga ortak ne kulle, me bene qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza ne  Peze e me pas tek Mihal Duri , i siguroj qe qiranë e kam deklaruar e paguar me banke sepse nuk kam patur fatin e Ramës për ta paguar ne natyre apo me klering me leje ndërtimi!

Për financime kullash dhe resortesh shpifësit do kenë mundësi te përballen me shpifjet e tyre ne gjykate! Sa për Ramën qe përmes tualeteve te tij mediatike thotë se për kullat qe ai dhe Veliaj firmosin si te ishin “shërbëtorët” e mi te bindur, fajin e ka Shkëlzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me nder”, shkruan Shkëlzen Berisha në reagimin e tij.

shkëlzen berisha kulla ilir shtufi

Lini një Përgjigje